Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Kultura

Behar Gjoka: Absurde që në universitete kemi mësimdhënës, që thonë nuk ka letërsi shqipe

Behar Gjoka: Absurde që në universitete kemi

Letërsia shqipe problemet dhe zhvillimi i saj bëri bashkë autorë dhe studiues të ndryshëm. Tryeza shkencore e organizuar nga qendra shqiptare e studimeve letrare "Pjetër Budi” përfshiu kumtesa, pyetje dhe diskutime mbi problematikat e ndryshme të letrave shqipe. Tryeza shkencore me temë “Historia e letërsisë- si tekst dhe kontekst i shkrimit dhe leximit” ishte lajmëruar më parë nga qendra e studimeve letrare “Pjetët Budi”, por për shkak të pandemisë u zhvillua në ditët e para të muajit shtator. Drejtues i qendrës “Pjetër Budi” studiuesi Behar Gjoka mbajti kumtesën: Termi “shkolla letrar” si version historik fiktiv. Studiuesi Gjoka në një reagim të tij më parë u shpreh se problemet, që has sot letërsia shqipe në vendin tonë kanë të bëjnë dhe me institucionet sot. Sipas tij, në universitete apo dhe në Akademinë e Shkencave që tentojnë të bëjnë historinë e letërsisë shqipe thonë nuk ka letërsi. “Ka përpjekje nga Akademia, nga universitetet për letërsinë shqipe, por problemi është se më shumë është një tentativë për ta mbyllur mendimin në institucione, kur në fakt shqetësimi për letërsinë është i lexuesit, është i autorëve, është i dimensioneve të pakohësisë dhe të gjithëhapësisë. Në këtë kuptim ajo që është bërë njihet, etj, por problemi është stadi në të cilën ne gjendemi. Ne ndodhemi tek një moment i tillë, që ata që tentojnë të bëjnë historinë e letërsisë shqipe nëpër akademi dhe universitete thonë, që nuk ka letërsi shqipe. Dhe ky është fati në të cilën gjendemi ne në këtë moment. Institucionet thonë nuk ka letërsi shqipe, por kjo është absurde”, thotë studiuesi Gjoka.

 Situata në vend dhe letërsia

 Duke folur me kritika për punën që bëhet sot në disa prej institucioneve tona në vend, studiuesi Behar Gjoka vijon më tej se ka dhe nga ata që japin çmime dhe sërish thonë, nuk ka letërsi shqipe. Këtë herë ai i drejtohet mësimdhënësve, që sipas tij të dorëzojnë titujt që kanë mbrojtur me letërsinë shqipe. “Por ka disa mësimdhënës, që e thonë hapur me shumë kurajo këtë gjë, që nuk ka letërsi shqipe. Madje janë nga ata që kanë ndarë çmime me shumicë, por prap me kurajo thonë nuk ka letërsi shqipe. Ata që thonë këtë duhet të dorëzojnë titujt, që kanë mbrojtur me letërsinë shqipe dhe pastaj të thonë çfarë të duan. Unë do të thosha që është një situatë, letërsi normale e një vendi anormal me një popull anormal. Por ka letërsi, sepse po të mos kishte letërsi do të shisnim tokën, detin, qiellin, etj”, shprehet Gjoka, duke u shprehur se sot shumë pak bëhet nga institucionet për problemet e letrave shqipe. Më herët në programin e tryezës shkencore për pjesëmarrje ishin bërë me dije autorët si Evalda Paci: Letërsia e Vjetër, nën dritën e vëzhgimeve historiografike. Kontribute dhe qasje studimore”, Flamur Maloku : Historia e letërsisë shqipe dhe Historia letrare- Autorë, Durim Çaça: Modalitete semiotike të perfomancës së tragjedisë “Diomedi” i Haxhiademit, Jehona Shala: Letërsia shqipe dhe nevoja për një qasje historiografike" është : Modele të studimit historik-letrar - Eqrem Çabej dhe Sabri Hamitit, Drita Isufaj: Si mund të paraqitet ndikimi i folklorit në një histori letërsie, Enton Bido: Nga historia te letërsia: Koha historike dhe koha fiksionale në romanin “Vrasje në rrugën e Veriut” të Ani Wilms, Fikret Ramadani: MSc. Fikret Ramadani, Prizren tema: Autorë antikonfomistë në historinë e letërsisë shqipe (tekste e modele), Behar Gjoka: Termi “shkolla letrar” si version historik fiktiv, etj. Punimet e tryezës do të botohen në numrin e radhës të revistës “Pasqyra e t'rrëfyemit”.