BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimor për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Kultura

Behar Gjoka: Biblioteka Kombëtare ekspozon librat në ekspozita, por nuk ka lexues

Behar Gjoka: Biblioteka Kombëtare ekspozon librat në ekspozita, por

Biblioteka Kombëtare gjatë kësaj kohe po vijon aktivitetin e saj dhe me ekspozita të ndryshme, që janë hapur me librat. Por ndërsa së fundmi u hap dhe një ekspozitë në COD, studiuesi Behar Gjoka shprehet me kritika për çfarë po ndodh sot me këtë institucion, më i rëndësishme për librin në vendin tonë. Në qëndrimin e tij studiuesi, i cili dhe më parë ka pohuar problemet që janë me këtë institucion thotë, se këtë kohë dyert mbyllen për lexuesit dhe librat shkojnë në ekspozita, por jo te lexuesi. “Biblioteka Kombëtare mbyll dyert dhe ekspozon libra jo vetëm në COD, por ka hapur ekspozita dhe vende të tjera. Fillimisht ka bërë ekspozitë te Muzeu Historik Kombëtar, më pas dhe më tej. Pra librat e bibliotekës mund të shkojnë për ekspozita, por nuk mund të shkojnë te lexuesit”, thotë në reagimin e tij studiuesi Behar Gjoka. Ekspozita që u hap së fundmi në COD në kryeministri ishte ajo me titull "Verba Volant, Scripta Manent - Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë" me libra të rrallë, që siç bënte me dije institucioni u çel për kremtimin e 100 -vjetorit të Bibliotekës Kombëtare. Sipas drejtorit të institucionit, një nga qëllimet e ekspozitës është të arrijë një efekt surprizë, duke ekspozuar një numër të madh librash e dorëshkrimesh me vlerë të madhe, disa prej të cilave vërtet të rralla, të cilat fatkeqësisht, kanë mbetur deri tani fare pak në mos aspak të njohura nga publiku, madje dhe nga vetë studiuesit. Ekspozitat që po hap Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, janë pohuar dhe për kremtimin e 100 -vjetorit të saj, por për studiuesin Behar Gjoka sot problemi është që kemi një bibliotekë që nuk ka lexues. “Biblioteka Kombëtare është hapur, por është hapur në mënyrë që atje nuk hyn dot. Por për mua problem qëndron se kemi një Bibliotekë Kombëtare të Shqipërisë që nuk ka lexues, por librat mund të shkojnë ku të duan”, thotë ai.

Librat në ekspozita

Në ekspozitën më të fundit Biblioteka Kombëtare bënte me dije, se janë ekspozuar libra të rrallë dhe rreth 80 për qind e librave e dorëshkrimeve ekspozohen për herë të parë. Për studiuesin Behar Gjoka, ajo që ndodh me ekspozimin e librave dihet nga drejtuesit e institucionit, por ai e quan absurde faktin që libri del jashtë bibliotekës në një kohë kur nuk shkon te lexuesi. “Librat e rrallë që dalin e di vetë drejtori i saj. Lëvizja e librave është mjaft e limituar, por atje ka një drejtues dhe i di vetë ligjet. Por ajo që për mua është absurde për Bibliotekën Kombëtare apo për çdo lloj biblioteke lexuesi nuk hyn në bibliotekë, dhe si është e mundur që libri del jashtë saj por nuk shkon te lexuesi”, vijon më tej studiuesi Behar Gjoka. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH) disa javë më parë bëri me dije se ka marrë të gjitha masat e sigurisë për rihapje të pjesshme të sallave të leximit për përdoruesit, që kanë nevojë të shfrytëzojnë materiale bibliotekare në respektim të protokolleve të higjienës dhe të distancimit fizik. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë këtë vit feston dhe 100 -vjetorin e themelimit të saj. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun e vitit 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luftës së parë Botërore. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Nga institucion në varësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSH kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës. Në ambientet që ndodhet sot ky institucion ka jo pak probleme më godinën, ku herë pas herë autorë dhe studiues kanë folur për gjendjen e vështirë që ndodhet.