BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Kultura

Behar Gjoka: Historia e letërsisë shqipe, histori përjashtimesh, institucionet të bëjnë më shumë për të mbështetur autorët

Behar Gjoka: Historia e letërsisë shqipe, histori përjashtimesh,

Tryeza shkencore me temë “Letërsia shqipe dhe nevoja për një qasje historiografike” pritet të mbledhë studiues dhe autorë të ndryshëm. Një organizim nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare "Pjetër Budi", që për shkak të pandemisë është menduar që kjo tryezë të mos zhvillohet siç ishte planifikuar, por disa javë në pas. Që në themelimin e saj disa vite më parë, nga drejtuesit u pohua se Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” është krijuar për të kontribuuar në njohjen dhe studimin e letërsisë shqipe të të gjitha periudhave, por dhe për të parë me vëmendje problemet që janë sot. Në vijim të kësaj veprimtarie do të jetë dhe tryeza shkencore “Letërsia shqipe dhe nevoja për një qasje historiografike”, që si datë të publikuar të zhvillimit ka 3 shtatorin e këtij viti. Themeluesi dhe kryetari i qendrës studiuesi Behar Gjoka shprehet se krijimi i Qendrës Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, është një sfidë për të kuptuar se ne kemi nevojë që të kundrojmë se çfarë ka ndodhur me kulturën, me librin, me letërsinë shqipe. Sipas tij edhe konferenca, që është menduar në vijim është një nga sipërmarrjet më serioze të kësaj qendre. “Gjithë këto kohë është diskutuar që na duhet një histori e letërsisë shqipe, por ende faktikisht nuk ka një histori të letërsisë shqipe së pari për sa i përket disa momenteve. Së dyti, deri tani historia e letërsisë shqipe ka qenë histori përjashtimesh dhe jo histori e gjithë arealit të shqipes. Natyrisht ne nuk marrim përsipër të mbyllim problemin e historisë të letërsisë shqipe, por thjesht duam të ritheksojmë debatin dhe nevojën, që nuk ka letërsi jashtë konteksteve kohore dhe hapësinore dhe të kuptojmë, që çdo element i shenjave të letërsisë shqipe në gjithë kohësi, në gjithë hapësirën kërkon vëmendjen e vet”, pohon studiuesi Behar Gjoka.

Hapësira e letrave shqipe

Kjo është e dhjeta veprimtari e qendrës “Pjetër Budi”, ku sipas studiuesit Behar Gjoka njëkohësisht dhe drejtues i saj, ftesa mbetet e hapur për të gjithë ata që kanë interes të marrin pjesë në këtë tryezë shkencore kushtuar letërsisë shqipe. “Natyrisht mbetet ftesa e hapur edhe për zgjerim të komunikimit me ata që kanë interes për këtë temë, sepse gati -gati jemi te ai momenti që në emër të asaj që dikur thoshte Roland Barthes, që ka një metaforë vdekja e autorit sikur ka vlerën e vet vetëm teksti. Teksti dhe kontesti pra vështrimi historiografik janë të domosdoshme, aq më tepër janë të domosdoshme për letërsinë shqipe, për faktin se deri tani ne kemi vijuar me histori përjashtimesh dhe jo me histori të gjithë kohësisë dhe të gjithë hapësirës së letrave shqipe”, vijon Behar Gjoka. Sipas studiuesit, ajo që është vënë re prej vitesh nga institucionet në vend është se nuk kanë bërë sa duhet për autorët dhe krijimtarinë letrare shqipe. Në reagimin e tij si studiues i kësaj fushe, Behar Gjoka ka një apel për institucionet që sipas tij duhet të kenë në vëmendje figurat letrare. “Për autorët shqiptarë duhet bërë shumë me tepër nga institucionet. Kjo që ne do të bëjmë bashkë me tryezat, që janë zhvilluar më parë është e dhjeta veprimtari. Por e kam thënë dhe vazhdoj të them, që nga institucionet duhet bërë shumë më tepër për figurat letrare shqiptare”, thotë Gjoka. Gjithçka për konferencën “Letërsia shqipe dhe nevoja për një qasje historiografike” do të realizohet nëpër dy faza. Deri më 25 korrik në adresat që janë publikuar nga qendra do të konfirmohet pjesëmarrja, tema e punimit dhe abstrakti. Deri më 25 gusht dorëzohet një variant i shkurtër i kumtesës (deri në 3 faqe tekst), i cili do të jetë edhe varianti që secili prej pjesëmarrësve do të lexojë ditën e mbajtjes së tryezës në fjalë.