BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Behar Gjoka: Institucionet kanë futur në epruvetë letërsinë shqipe, çdo vit propozojnë Kadarenë për çmimin “Nobel”

Behar Gjoka: Institucionet kanë futur në epruvetë

Këtë vit në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjegj Fishtës pritet të zhvillohet një konferencë shkencore për veprën e tij. Një konferencë që do të zhvillohet nga Qendra e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Drejtues i qendrës, Behar Gjoka shprehet se konferenca do të bëjë bashkë studiues të ndryshëm, ndërsa në vëmendje do të jenë kontributet e Gjergj Fishtës. Në intervistën për “SOT” studiuesi i njohur Behar Gjoka ndalet dhe tek institucionet dhe puna, që bëhet për figurat në letërsinë shqipe. Sipas tij, sot institucionet mjaftohen vetëm duke iu përmendur emrin dhe mungojnë aktivitetet. Me kritika studiuesi Gjoka është edhe ndaj Akademisë së Shkencave. Sipas studiuesit Gjoka, Shqipëria ka profesorë dhe akademikë që mendojnë se nuk ka letërsi shqipe, por po ata ndajnë çmimet e letërsisë shqipe dhe ky është paradoksi.

-Me Qendrën Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi” ju këtë vit në fokus të aktivitetit tuaj keni Gjergj Fishtën. Çfarë mund të na thoni për aktivitetit që do të zhvillohen?

Ne kemi nisur punën për përgatitjet e një konference shkencore, natyrisht duke parë të gjithë kontributet e Gjergj Fishtës si poet epik, poet satirik dhe lirik. Duke parë pjesën e dramatikës, e cila për një arsye apo një tjetër përmendet, por nuk ka ardhur në foksin e duhur si një dimension mjaft përfaqësues dhe do të thosha tregues i një talenti të njëmend. Po ashtu do të shihet pjesa e qasjeve estetike, që ka bërë Gjergj Fishta në jetën e tij për të kundruar të gjithë atë kontributin e vyer të kësaj mendje të ndritur, të këtij ati shpirtëror dhe do të thosha dhe letrar të kombit. Njëkohësisht do të ketë përpjekje për të tërhequr vëmendje dhe kah oratoria dhe polemika e Fishtës, në të cilat ka spikatur si një nga zërat më origjinalë. Madje është nga ato qëndrime, që dëshmon vitalitetin e qenies shqiptare. Natyrisht në punën e Gjergj Fishtës ka pasur dhe qasje sa i përket problematikave të Kanunit, problematika të folklorit. Ne jemi në bisedime me ata, që e njohin shumë At Gjergj Fishtën. Kur them këtë kam parasysh këtu Tonin Çobanin, Rovena Vatën, Anton Nikë Berishën si dhe aktorë të tjerë, sepse jemi në përpjekjen që të mos jetë një konferencë e radhës që ka një emër, por të jetë një veprimtari që të zgjojë interesa për sa i përket gjerësisë, që përfaqëson At Gjergj Fishta, sepse at i shpirtit, at i kombit, at i gjuhës, at i të menduarit. Janë gjithë këto dimensione që ai ndërthen në vetvete, që na detyrojnë që të jemi të vëmendshëm, sepse me 30 dhjetor të këtij viti ka 80- vjetorin e ndarjes nga jeta Fishta. Ne do ta zhvillojmë këtë konferencë shkencore më datë 30 dhjetor. Kryesorja është përpjekja për t’iu qasur në gjithë dritëhijet, me të cilat ne e kemi parë. Natyrisht duke tentuar, që të shpërndajmë në këtë mjegullnajë të endur prej shumë kohësh sikur “Lahuta e Malcis” është një vepër pa vlera estetike, kur shumëkush thotë ndryshe. Kur unë do të thosha, që për këtë vepër patriarku i poezisë Lasgushi i tha Gjergj Fishtës ti je patriarku i letërsisë. Në këtë kuptim nëse në bashkëkohësi të atëhershme ata u morën vesh, pas disa kohësh filloi ajo që quhet një përplasje, ku ne në fakt vetëm sa çlirojmë energji negative dhe nuk merremi me nevojën, që kemi për mendimin dhe kontributin e tyre, sepse jetësimi i tyre nuk është thjesht një monument dhe një bust. Jetësimi i tyre është te vetëdija, që ne si qenia do të duhet ta kemi pjesë të udhëtimit tonë, në kohë dhe hapësirë.

-Ju po flisni për veprën dhe aktivitetin e Fishtës, sa është bërë nga institucionet?

Fishta si shumica e shkrimtarëve shqiptarë kalojë në tre periudha, të shkëlqimit, të denigrimit dhe të rizbulimit. Për shkëlqimin nuk po flas, sepse koha në gjallje e ka dimensionuar atë si figurë. Shkatërrimi që ndodhi duke e përzënë, duke e zhvarrosur dhe duke ia hedhur eshtrat në Drin, është akti më sinjifikativ se si e pa diktatura dhe sistemi Fishtën, por mjerisht edhe shkrimtarët kanë shfaqur reagime, të cilat më e pakta që mund të themi janë të shkujdesura dhe ka ndodhur rizbulimi. Por çfarë ndodh? Herë mendojnë ti thonë, që je i madh si estet, herë mendojnë ti thonë që je i madh si poet i dashurisë. Fishta nuk duhet të kthehet në këndet, që nuk krijojnë përplasje. Fishta duhet të kthehet në të gjithë dimensionin. Unë mendoj, që Fishta do të kthehet në panteonin e letrave shqipe, kur poema “Lahuta e Malcis” të konsiderohet vepra epike në vargje më e mirë, që ka letërsia shqipe. Pra ky është një proces që në lexim, në rilexim, në nevojën për të parë histori shkrimi, në nevojën për të parë fatin e kombit, në nevojën për të parë çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodh dhe çfarë mund të ndodhi me qenien shqiptare, unë do të thosha që dimensioni i tij është i paplotë. Këtë e lajmëron Injaz Zamputi në një libër të botuar shumë kohë më parë, që thotë pikërisht pak a shumë këtë ide, që pa u kthyer Lahuta, Fishta nuk është Fishtë, është gjysma. Natyrisht që përpjekjet tona do të jenë të tilla, që ne do të mundohemi të organizojmë dhe takime dhe pelegrinazhe në vendet, ku ka qenë në proces jetësor Fishta. Jo si qëllim në vetvete për të thënë pse nuk është bërë shtëpia e Fishtës, sepse nuk dëgjojnë nga ai vesh institucionet. Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan, dhe për humor ai duhet të bëjë një kërkesë të pasaportizohet në Gjirokastër dhe atëherë mund ti bëhet shtëpia. Unë flas për të gjitha shenjat e Fishtës, të cilat në përjashtim që përmenden ende nuk ka asgjë konkrete, që të vihet dorë. Jo se Fishta ka nevojë për buste dhe monumente, sepse monumenti më i madh i Gjergj Fishtës është vepra e tij në gjallje, është vepra e tij e shkruar, të cilën ne tashmë do të na duhet ta hipotekojmë si vetëdije.

-Në këto tre dekada, sipas jush çfarë u bë me figurat e letërsisë, sa u vlerësuan?

U kthyen aq sa kishte nevojë kjo kohë gjysmake. Kjo kohë, e cila bën sikur është larguar nga realizmi socialist, por duke ruajtur piketat e saj, e cila bën sikur ka hyrë në marrëdhënie me semiotikën. Por semiotikën përsëri ata tentojnë ta shpjegojnë sipas nevojave të universitetit, sipas nevojave të Akademisë së Shkencave, e cila nuk ka ndërmend të lëvizë piketat.

-Pse herë pas here ju shpreheni me kritika ndaj Akademisë së Shkencave?

Letërsia shqipe sipas akademikëve fillon dhe mbaron me Ismail Kadarenë.

- Me Qendrën Shqiptare të Studimeve Letrare ju vazhdoni të zhvilloni aktivitete, po nga institucionet çfarë duhet bërë?

Marrëdhënia me letërsinë është sa institucionale aq dhe individuale. Te veprimtaritë, që ne kemi bërë kanë ardhur studiues nga të gjithë hapësirat, që kanë qenë të lirë të thonë atë që mendojnë, sepse ka një rrethanë. Nuk është krijuar Qendra e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” për të konkurruar, por është krijuar për të pasur një dritare, ku ai që troket tek institucioni dhe nuk hapet porta të ketë një dritare. Jo një dritare për të thënë që nuk hapet porta e institucionit, por një dritare që ai ka të drejtë të thotë që ekzistoj. Por në institucione mjaftojnë, duke ia përmendur emrin dhe duke thënë që është i madh. Në fakt ky vit jo thjesht se them unë, por do të duhej të ishte ndjesa e parë që të shkojnë te varri i Fishtës e ti kërkojnë falje, pasi kanë mbetur vetëm 4 gishta, sepse e kanë zhvarrosur në 1946 dhe ia kanë hedhur në Drin eshtrat. Ka dy poetë në Drin, Pjetër Budi i mbytur në 1622, dhe Fishta i hedhur në 1946. Nuk është fjala këtu për të zhvarrosur, por është fjala për kthyer në panteon një nga njerëzit dhe figurat, që bëri shumë për këtë komb, që përsëri ne kemi nevojë. Në këto situata kur njerëzit bredhin pas globalizimit, në këto situatat kur para se sa patriotë jemi internacionalistë, në këto situata ku ne mendojmë që bota ka për na bërë duke u shbërë, Fishta është kambana e alarmit, që i ka thënë gjërat që para një shekulli dhe ne nuk e kemi dëgjuar. Nëse do të ndalemi te zëri i tij do të na bënte të mendoheshim. Por me sa duket përsëri institucionet do të merren me ata që ata mendojnë, ku rikthimi i vlerave të harruara në letërsi, rikthimi i vlerave të përzëna, rikthimi i vlerave të anatemuara padrejtësisht do të presë një kohë më të mirë, një kohë tjetër. Institucionet tona deri tani kanë bërë shumë për këto figura që janë lënë në harresë, kanë ndarë çmime, kanë emëruar shkrimtarët e radhës, kanë emëruar përkthyesit e radhës. Pra sipas tyre kanë bërë shumë. Shqipëria ka shumë gjëra interesante, ka profesorë dhe akademikë që mendojnë se nuk ka letërsi shqipe. Dhe po ata ndajnë çmimet e letërsisë shqipe dhe ky është paradoksi. Por institucionet nuk do të reagojnë se them unë, që nuk janë në rregull. Institucionet kanë përbërë atë që ata nuk kanë ndërmend të bëjnë për letërsinë shqipe. Institucionet kanë përbërë atë, që ata mendojnë se nuk ka letërsi shqipe. Jemi në atë momentin kur institucionet kanë marrë përsipër ta fusin në epruvetë letërsinë shqipe dhe ata çdo vit nuk do bëjnë asgjë tjetër vetëm se do prezantojnë Kadarenë tek akademia e “Nobel”. Nuk merren fare me figurat e letërsisë shqipe, nuk kanë kohë për ta. Mos krijojmë keqkuptim, unë Kadarenë e kam lexuar dhe kam botuar një libër, problemi është që tjerët mendojnë se duke folur për të bien në sy dhe bëhen të mëdhenj.

Më të lexuarat