BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Behar Gjoka: Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me shënimet për librat, të rikthehet kritika letrare, duhen dëgjuar specialistët

Behar Gjoka: Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me shënimet për

Libra të ndryshëm vijnë për lexuesit, por shqetësuese është mungesa e kritikës letrare në krijimtari. Ajo që shumë autorë e quajnë kritika profesionale, pak mund të shikosh ndonjë shkrim. Një problem që vazhdon, ku autorë dhe studiues të ndryshëm hera- herës janë shprehur rreth kësaj mungese. Për studiues e autorë, në mungesë të një kritike serioze, në letërsinë tonë ka fasadë e lëvdata, por pak cilësi. Studiuesi i njohur Behar Gjoka thotë se ka pak hapësira për kritikën letrare. Sipas tij, ne nuk jemi gati, pasi e mendojmë si një heshtë mendimin kritik. “Të gjithë shpallin fajtore kritikën, ndërkohë mendoj që kritika është pas letërsisë, bëhet letërsi, poezi, prozë etj. Ndërkohë që realisht media pavarësisht se ka disa gazeta që thuhet se janë letrare, nuk është se janë hapësira për kritikën letrare. Kur them nuk ka hapësirë kam parasysh mendime të specializuara, se shënime për librat nga autorë, poetë e studiues ka sa të duash, por kam ndrojë që ne nuk jemi ende gati për një mendim kritik të specializuar. Nuk jemi gati, sepse ne kritikën e mendojmë si një heshtë për të asgjësuar autorin, tjetrin, dhe ndërkohë që kritika është thjeshtë një reagim i parë ndaj një libri të caktuar”, shprehet studiuesi Gjoka. Sipas tij, nëse sot flasim për letërsinë, mendimi për të noton në një kënetë zyrtare që ndan çmime. Për studiuesin Behar Gjoka mund të jesh një lexues i mirë, por kritika letrare kërkon të kesh një lloj përgjegjësie për tekstin. Sipas tij, sot më shumë haset kritika jo profesionale. “Ka një problem të madh, sepse në përgjithësi lexuesit lexojnë fotografinë, kopertinën, emrin, famën, etj, dhe letërsia mund të ketë arritje, por mendimi mbi letërsinë noton në një kënetë zyrtare, e cila ndan çmime me shumicë. Secili merr përsipër të shkruajë për kritikën letrare pa qenë ekspert. Pra mund të jesh lexues shumë i mirë, ndërsa kritika kërkon të mbash përgjegjësi për atë që mendon për tekstin. Përshembull për mua një lexues i zakonshëm e pëlqen librin dhe kaq, një lexues i specializuar nëse e pëlqen librin duhet ta argumentojë dhe ta ilustrojë, ta zbërthejë. Pra themi kritikë nuk ka, por në fakt ka dhe nuk është në profesionale”, vijon më tej studiuesi Gjoka.

Kritika është disiplinë

Herë pas herë autorë të ndryshëm janë shprehur se mungon kritika letrare, mungojnë gjykimet objektive, mungon më shumë personaliteti i kritikës letrare. Sipas tyre, gjykimet në përgjithësi po bëhen me hatër dhe kjo po e dëmton shumë, ku ne nuk kemi një kritikë konstruktive. Por studiuesi Behar Gjoka shprehet se të gjithë ulërasin që fajin e ka kritika, por në fakt kritika është pas letërsisë, siç është letërsia ashtu është dhe kritika. “Jemi në atë situatën që kemi shpëtuar nga kritika si heshtë që na asgjëson, dhe kemi ardhur te momenti që secili e bën kritikën pa pasur dhe lidhje fare me kritikën letrare”, shprehet Gjoka. Studiuesi Behar Gjoka tregon se ai ka mbaruar kursin e kritikës në vitin shkollor 1986-‘87. Gjoka shprehet se ka bërë dhjetë lëndë. “Kam qenë në kurs me Rudolf Markun, Viktor Canosinaj, etj. Ai kurs ishte i specializuar pavarësisht dozës së politizimit”, shprehet Gjoka. Studiuesi thotë se kritika letrare nuk mund të jetë mendimi individual, por do mendim institucional. “Duhet zhvilluar si lëndë çfarë është kritika, jo çfarë unë mendoj është. Kritika është një disiplinë, e cila kërkon të shqyrtohet në të gjitha përmasat e përfaqësimit. Të shkruajë një akademik një shkrim kritik nuk ka ndonjë të keqe, por ai e mendon si studim përfundimtar, por kritika nuk është studim përfundimtar. Të shkruajë një mësimdhënës, ai e kujton se po flet me ata që nuk e dinë letërsinë. Ka gjithmonë 1 mijë probleme, të cilat ia venë fajin kritikës, ndërkohë që nuk ka hapësirë reale që ajo të ketë peshën dhe misionin e vet për reagimin ndaj letërsisë, që sapo botohet”, përfundon studiuesi Gjoka. Studiuesi Behar Gjoka ashtu si dhe të tjerë autorë dhe më parë ka reaguar për problemet, që has krijimtaria letrare.