BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Behar Gjoka: Shkrimtarin shqiptar institucionet e kanë lënë në izolim

Behar Gjoka: Shkrimtarin shqiptar institucionet e kanë lënë

Studiues të letërsisë dhe autorë të saj u bënë bashkë në konferencën shkencore me temë “Letërsia dhe vendlindja”. Krijimtaria e shkrimtarëve shqiptarë para viteve ‘90 dhe në vijim ishte në fokus të kësaj konference, ku referuan studiues të ndryshëm. Ndërsa shkrimtarë e studiues bëhen bashkë për krijimtarinë letrare dhe prurjet e saj, duket se nga institucionet tona pak bëhet. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se kjo konferencë ishte një përpjekje për ti nxjerrë autorët shqiptarë nga strofulla, ku institucionet nuk po i përfillin. “Një përpjekje që shkrimtarët ti nxjerrim nga strofulla, nga ajo strofull që secili e mendon veten si gjeni dhe nga strofulla, ku institucionet nuk i përfillin. Një marrëdhënie, që gati- gati shkrimtarin shqiptar e kanë lënë në një izolim të çuditshëm nga institucionet apo është lënë nga botuesit”, pohon Gjoka. Sipas tij, sot ka tekste letrare që duan vëmendje dhe pyetjes nëse ka letërsi duhet ti përgjigjemi me argument. “Ne gjendemi para situatave që shpesh mëdyshet që a ka letërsi shqipe apo jo? Natyrisht që ne nuk marrim përsipër që të ndërrojmë mendimin e tjerëve, por të themi që ka tekste letrare, që duan vëmendje, dhe pyetjes a ka letërsi shqipe i duhet dhënë përgjigje me argument, dhe jo me hamendje të panevojshme që kanë të bëjnë me një marrëdhënie, që nuk i përket një momenti të caktuar, sepse letërsia është si fryma, është pakohësi, është në gjithëhapësirë dhe me rradhë”, vijon më tej studiuesi Behar Gjoka. Duke folur për problemet me krijimtarinë në vend, studiuesi Behar Gjoka shprehet se letërsia shqipe ekziston, por shteti duhet ta promovojë. “Marrëdhënia me letërsinë nuk është çështje institucionale, as e autorëve, marrëdhënia me letërsinë, me artin dhe kulturën është ekzistenciale, që do të thotë që institucionet sido që të promovojnë do bëjnë pak. Mua më shqetëson një gjë tjetër, që institucionet e akademizmit shqiptar herë pas here venë në dyshim ekzistencë e letërsisë. Këto institucione janë Ministria e Kulturës, ASH, fakulteti, etj. Por unë mendoj që letërsia shqipe nuk ka nevojë të merret në mbrojtje dhe ti vihet grada, sepse ajo ekziston. Unë nuk mendoj që marrëdhënia me letërsinë është vetëm e shtetit, por dhe e qytetarisë. Tek ne problemi është që shteti duhet të bëjë punë e vet, dhe të mbështesë nisma promovuese të letërsisë. Letërsia të botohet dhe të promovohet dhe në botë”, shprehet Gjoka.

Konferenca e pestë

 Konferenca shkencore “Letërsia dhe vendlindja” u organizua nga qendra e studimeve letrare “Pjetër Budi” dhe sipas studiuesit Behar Gjoka ishte e pesta, që zhvillohet në vijim të aktivitetit. Por kjo konferencë sipas tij pati dy ndryshime. “Së pari ishte veprimtari që ne bashkëpunuam me Institutin e Librit dhe Promocionit “Toena”, dhe së dyti morëm në fokus disa shkrimtarë, duke e lidhur me temën letërsia dhe vendlindja. Natyrisht që çdo shkrimtar ka politikën e frymëzimit dhe formësimit të vet, dhe pati një situatë të tillë që u afruan 25 studiues, por aty erdhën 19 disa mungonin për arsye shëndetësore, munguan dhe disa por që kanë dorëzuar tekstet. Pasit tekst për Fishtën, Kadarenë, Fatos Arapin, Namik Doklen, Flutura Açkën etj. Pra ishte një fokusim në letërsinë shqipe, tashmë jo në kuadër të një kohe të caktuar, por të një marrëdhënie më të prekshme të letërsisë së atyre me vendlindjen”, shpjegon më tej studiuesi i njohur Behar Gjoka. Me interes sipas studiuesit ishte tema nga akademiku Anton Nik Berisha, i cili solli një shqyrtim, teorik të kësaj situate. Më pas u ndoqën me vëmendjen tema e Stavri Trakos, Jolanda Lilës për Martin Camaj, e Izet Durakut për Namik Doklen dhe me rradhë.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat