BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Behar Gjoka: Shtesa e numrit të akademikëve dhe e parave nuk ka lidhje me kërkimin shkencor, po bëhet vetëm zhurmë

Behar Gjoka: Shtesa e numrit të akademikëve dhe e parave nuk ka lidhje

Akademia e Shkencave duhet të jetë e hapur. Kështu shprehet studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, sipas të cilit dhe shtesa e numrit të akademikëve nuk ka lidhje me kërkimin shkencor. Reagimi i studiuesit vjen kur së fundmi u zhvillua dhe Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike. Por studiuesi Behar Gjoka shprehet me kritika për mënyrën se si funksionon ASH. Gjoka thotë se zhvillimin e kuvendit e kishte marrë vesh nga mediat. “Kjo tregon që jemi në situatën e komunikimit si në kohën e diktaturës për albanologjinë. Së dyti, në kohën e diktaturës kur bëheshin kuvende albanologjike programoheshin një vit para dhe shpalleshin. Pra jemi dhe më mbrapa mendim të diktaturës së përjashtimit. Së treti, në kuvend i cili deklarohet albanologjik dhe vazhdon të jetë i mbyllur në portat e akademisë, e cila me përjashtim që merr para pafundimisht, nuk e di çfarë kërkimesh do të prezantojë. Dhe e fundit, nuk e di pse nuk e lanë më 11 apo 18 dhjetor dhe të bashkoheshin kuvendet e akademikëve me të partiakëve”, thotë Gjoka. Studiuesi Behar Gjoka që dhe më parë është shprehur me kritika për Akademinë e Shkencave, institutet e albanologjisë, etj, thotë se kështjella e ASH dhe anekset e saj janë të mbyllura. “Shtesa e numrit e akademikëve, shtesa e parave nga qeveria me akademinë nuk ka lidhje me kërkimin shkencor. Ata më saktë po bëjnë një zhurmë. Kështjella e akademisë është e mbyllur, anekset e kështjellës institutet pra janë të mbyllur. Universitetet me përjashtim të titujve janë të mbyllur. Është e mbyllur, sepse bëhen takime të shpejtuara, në 2 a 3 raste janë gjëra që unë i kam lexuar në kuvendin e para 40 viteve, janë po ato pohime albanologësh ”, thotë Gjoka.

 Kontributi në shkencë

Studiuesi Behar Gjoka thotë se fjala albanologji është e madhe. Por sipas tij, po ngrihet kështjella e pandritshme e albanologjisë. “Problem për mua është që fasada politike, tashmë është pjesë e saj dhe fasada gjoja akademike. Fjala kuvend dhe albanologji është e madhe. Albanologjia nuk është vetëm në tagrin e atyre që punojnë në ASH, por është pjesë e të gjitha alternativave që kontribuojnë për gjuhën shqipe. Këta po ngrenë kështjellën e pandritshme të albanologjisë, e cila me përjashtim të mureve të kështjellës nuk i intereson asgjë tjetër”, shprehet studiuesi i letërsisë Behar Gjoka. Studiuesi thotë se në shkencë ka kontribute. Sipas Gjokës, në shkencë nuk duhet të ketë klane. Sipas tij qëllimisht po bëhen ndarje në njerëz që vlejnë dhe nuk vlejnë. “Ne kemi klan në politikë, në ekonomi, por dhe klani në shkencën e akademisë është mjerimi ynë. Kur kërkimi shkencor mendohet si klan atëherë ne kemi mbaruar. Jemi në situatë kur mendimi zyrtar i djeshëm shkatërroi të sotmen, të nesërmen, mendimi gjoja shkencor i këtyre kuvendorëve por dhe i organizatorëve të cilët qëllimisht bëjnë ndarje në njerëz, që vlejnë dhe nuk vlejnë. Në shkencë nuk ka prokuror, nuk ka gjykatës, në shkencë ka mendim, ka kontribute”, shprehet Gjoka. Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.