BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Kultura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit

Shkrimtari Ben Blushi me “41 Sekrete” u shpall fituesi i çmimit "Lumo Skëndo". Çmimi “Lumo Skëndo” i themeluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë, këtë vit shënoi edicionin e tij të dytë. Juria për vlerësimin këtë vit përbëhej nga Belina Budini (kryetare) dhe anëtarë studiuesi Uran Butka, drejtoi i Arkivës, Ardit Bido, pedagogia Teuta Toska dhe gazetarja Monika Stafa. Çmimet u ndanë në një ceremoni ku ishte e pranishme ministrja e Kulturës Elva Margariti, kryetari i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, autorë, studiues, etj. Ministrja Margariti ndau në rrjete sociale foto të kësaj ceremonie çmimesh dhe shprehet se këtë vit ishte e pranishme dhe fituesja e edicionit të kaluar. “Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"! U mblodhëm sërish nën një emër të madh si ai i mendimtarit dhe bibliofilit Lumo Skëndo për të vlerësuar veprën më të mirë në lëmë të publicistikës dhe eseistikës për vitin 2022. Kënaqësi të kishim mes tonë edhe fituesen e edicionit të shkuar, Lea Ypi për të kaluar "stafetën" e një çmimi që vlerëson sa mprehtësinë e mendimit aq edhe bukurinë e gjuhës. Urime finalistëve: Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze për përpjekjen e përditshme në fushën e letrave dhe jurinë e nderuar e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa për përkushtimin”, shprehet ministrja e Kulturës në rrjete sociale. Kryetarja e jurisë Belina Budini tha më herë se edicioni i dytë i çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është një lajm i mirë për autorët, që do të vlerësohen kryesisht në gjinitë e publicistikës dhe eseistikës. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ftoi botuesit më parë të dërgonin pranë saj botimet në këto dy gjini për vitin 2022.