BREAKING NEWS

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe që qëndron pas kësaj lëvizje të kryeministrit, tregon çfarë pritet ditën e sotme

Rama udhëtoi me urgjencë drejt Dubait, Balla zbulon arsyen e madhe
x

Kultura

Berat, specialistët punime në muzeun e ikonografisë “Onufri”

Berat, specialistët punime në muzeun e ikonografisë

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, shprehet se kujdesi dhe konservimi i objekteve të koleksioneve ka qenë dhe është një prioritet i përhershëm i specialisteve. Ndërhyrjet e vazhdueshme kanë si qëllim parandalimin e degradimit të tyre, duke i rikthyer gjallërinë e periudhës kohore (shekullore) kur është realizuar vepra. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, shprehet se në pritje të vizitorëve një punë e lavdërueshme u krye në muzeun e ikonografisë “Onufri” gjatë kësaj periudhe, duke përfituar nga mungesa e gjatë e tyre. “Falë punës së palodhur dhe përgjegjësisë profesionale të skuadrës nën drejtimin e konservuesit Erion Lezi u realizua largimi i papastërtive të depozituara duke krijuar mundësinë e kryerjes së dezinfektimit të gjithë sipërfaqes të ansamblit të ikonostasit të Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”, vepër që mban datën e realizimit 1807. Ai është i gdhendur në dru, i praruar në ar dhe klasifikohet ndër realizimet më të mira të mjeshtrave shqiptarë të drugdhendjes”, shkruan Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat. Gjatë punës, Qendra Kombëtare e Muzeumeve bën me dije se u zhvendosën nga lartësia e brezit të sipërm 27 ikonat e vogla të festave, të realizuara nga ikonografët e familjes Katro (Çetiri) nën drejtimin e mjeshtrit Joan Çetiri, duke grumbulluar një informacion të plotë për gjendjen, por dhe për të realizua dezinfektimi i tyre. “Vizitorët të cilët shumë shpejt shpresojmë të rikthehen në muze do të admirojnë vlerat e rralla të koleksionit të ikonave dhe të objekteve të shërbesës dhe veçanërisht "shkëlqimin" e ikonostasit të vlerësuar nga kjo ndërhyrje”, vijon  Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, që është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeun “Etnografik”. Muzeu i ikonografisë “Onufri” dhe muzeu “Etnografik” mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek. XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare.