BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Berati në UNESCO, Emin Riza: Ministria e Kulturës dhe IMK të merren me qendrën historike vetëm dukë zbatuar rregullat

Berati në UNESCO, Emin Riza: Ministria e Kulturës dhe IMK të

Më 8 korrik 2008 në sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i trashëgimisë botërore. Pak ditë më parë qyteti i një mbi një dritareve shënoi 12-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Profesor Emin Riza një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra, si kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESCO-s për Beratin thotë se duhet treguar kujdes për qendrën historike. 12 vjet në UNESCO, por në një reagim të tij akademiku Emin Riza thotë se Berati kur u shpall qytet muze u vu në mbrojtje, që në 1961. “Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore. Beratin e ka vënë në mbrojtje Gani Strazimiri, për qytet muze. Së bashku me një studiues çek, kanë bërë zonifikimin dhe përcaktimin e monumenteve të kategorisë së parë dhe të dytë. Kështu që Berati është i pari qytet në Shqipëri që është shpallur qytet muze dhe është vënë në mbrojtje shtetërore”, pohon Riza. Dekada me punën studimore, akademiku Emin Riza thotë se arkitekti Gani Strazimiri, që është themeluesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës në 1962 e caktoi të merrej me banesën popullore. “Mua që në 1962 më caktoi Gani Strazimiri në grupin e kulturës materiale, që isha në studimin e qendrave qytetare të banesës popullore shqiptare. Për mendimin tim që kur u vu në mbrojtje Berati në 1961 natyrisht që u bllokuan prirjet e njerëzve për të ndryshuar tipologjinë e banesës. U bllokuan ndërtimet e reja dhe filloi veprimtaria restauruese e monumenteve të kulturës, për të cilët u krijua dhe një atelie për mbrojtjen e monumenteve në qytetin e Beratin, e cila punoi mirë. Natyrisht që ka pasur dhe dëmtime shkelje të rregullave, por në përgjithësi Berati e ka ruajtur karakterin e tij”, thotë akademiku Emin Riza. Jo ndërhyrje të gabuara Në reagimin e tij akademiku Emin Riza shprehet se Berati është i një rëndë sie të veçantë. Duke treguar për banesat e vjetra, ai thotë se bashkësia e tyre paraqiste dhe disa vështirësi, por dhe raste të veçanta për shfaqjen e urbanistikës së tyre. “Mjafton të shikojmë lagjen Kala, Mangalem dhe Goricë, në të cilat ndërtimet janë të lidhur ngushtësisht me truallin dhe formojnë një njësi unike natyrë- ndërtim njerëzorë, të cilat zënë një vend të posaçëm jo vetëm truallin shqiptar, por dhe atë Ballkanik e më gjerë”, shprehet akademiku. Por përballë problemeve që has sot trashëgimia kulturore, akademiku Emin Riza thotë se Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës sot ( Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore) duhet të zbatojnë rregullat për qendrën historike për çdo ndërhyrje. “Një vendim për shpalljen e Beratit qytet muze dhe aq më tepër që është shpallur dhe pasuri botërore nga UNESCO, natyrisht që të gjithë institucionet janë të detyruara që të bëjnë mbrojtjen e plotë sipas rregulloreve. Ka rregullore për mbrojtjen e qytetit muze të Beratit, ka rregullore për mbrojtjen e monumenteve të kategorisë së parë, të kategorisë së dytë, etj. Ministria e Kulturës dhe IMK të merren me qendrën historike të Beratit vetëm dukë zbatuar rregullat, që janë të qarta”, thotë ai. Sipas akademikut Emin Riza, asnjë nga institucionet nuk duhet të lejojë ndërhyrje të gabuara në monumentet e kulturës, ku sipas tij duhet të jenë specialistët e fushës me banesat. “Për Beratin në radhë të parë nga institucionet në asnjë mënyrë nuk duhen lejuar shtesa, ndryshime, ndërhyrje pa konsultimin ose pa pjesëmarrjen e ateliesë së monumenteve të Beratit. Çdo qytetar mund të konstatojë dëmtime dhe duhet që jo të ndërhyjë ai për ta rregulluar meqë është prona e tij, por meqë është monument kulture duhet menjëherë të raportojë në atelienë e monumenteve të qytetit të Beratit. Ata që janë specialistë ta shikojnë dhe marrin masat për banesën monument kulture. Dëmtime ka pasur, sepse të rrish në një banesë që është ndërtuar në shekullin 18-19 nuk është gjë e lehtë. Është një sakrificë nga ana e qytetarëve për të mos ndryshuar as kompozime, as elemente të ndryshëm konstruktiv dhe arkitektonikë të banesave”, thotë Riza. Sipas akademikut Emin Riza, Berati është një nga qyet më të lashtë jo vetëm në hapësirën shqiptare, por dhe më gjerë në hapësirën ballkanike dhe Europiane.