BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Kultura

Bertrand Shijaku: “Tirana e artit të 3 karantinave në 100 vjet”, me një temë mbresëlënëse

Bertrand Shijaku: “Tirana e artit të 3 karantinave në 100

Ekspozita “Tirana e artit të 3 karantinave në 100 vjet” me punimet e 100 artistëve nga vitit 1935 deri në vitin 2020 u përcoll me vlerësimin e publikut. Ekspozita që u çel në një nga vilat e vjetra Tiranase u kurua nga Shpend Bengu dhe erdhi në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Pjesëmarrës në ekspozitë me punën e tij piktori Bertrand Shijaku thotë se e mirëpriti ftesën e kuratorit Bengu, ku sipas tij pikturat përshkruanin Tiranën në 100 vitet e saj si kryeqytet. “Ekspozita pati një jehonë të madhe për vetë faktin, sepse ishte një me një temë shumë mbresëlënëse atë të 100- vjetorit të Tiranës kryeqytet. Për mua pati shumë rëndësi pjesëmarrja, sepse në radhë të parë mora pjesë në një ekspozitë, që i kushtohej qytetit tim dhe mbi të gjitha sepse unë u prezantova me një peisazh nga një lagje e periferisë së Tiranës, ajo e lagjes “Ali Demi”. Zakonisht janë ekspozuar peisazhe nga qendra e qytetit nga artistë të ndryshëm, por kësaj radhe ndodhi diçka e bukur sepse u ekspozuan piktura shumë të sinqerta dhe me sens artistik nga çdo kënd i Tiranës dhe nga këndvështrimi i artistëve ishin piktura që e përshkruanin Tiranën në pothuajse në 100 vitet e saj si kryeqytet” pohon piktori Shijaku. Me rëndësi për piktorin Bertrand Shijaku ishte dhe fakti që kjo ekspozitë i krijoi atij mundësinë që të ekspozonte punën e tij krahas mjeshtrave të pikturës shqiptare. Ai thotë se ekspozita ishte një gërshetim ndërmjet emrave të traditës dhe artistëve të rinj. “Gjithashtu rëndësi për mua pati, sepse unë ekspozova krahas mjeshtrave të pikturës shqiptare, pra ftesa e bërë nga kuratori z. Shpend Bengu ishte dhe një gërshetim brezash ndërmjet artistëve të traditës dhe të shquar dhe artistëve të rinj”, vijon Bertrand Shijaku. Në reagimin e tij piktori Shijaku tregon se kur mori ftesën për të marrë pjesë në ekspozitë nga kuratori z. Shpend Bengu u ndje entuziast dhe i dërgoi disa punë të realizuara ndër vite, ndër të tjera një peisazh të vitit 1985 të realizuar në lagjen “Ali Demi”, që u ekspozua. “Për një periudhë kohe kam banuar në atë lagje dhe ishte një punë që unë nuk e kisha ekspozuar dhe vetë kuratori ishte i mendimit të ekspozonim këtë, ku përveç vlerave artistike mbarte dhe vlera te kohës kur është pikturuar”, tregon piktori Bertrand Shijaku. Ekspozita “Tirana e artit të 3 karantinave në 100 vjet” qëndroi për publikun tre ditë dhe u çel në oborrin e një shtëpie tiranase, te ajo e kompozitorit Selim Ishmaku.