Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Besëlidhja e Lirisë" ngjall interesin e vizitorëve në Muzeun Kombëtar

Postuar: 13/06/2018 - 07:41

Muzeu Historik Kombëtar bën me dije se vizitorë të shumtë këto ditë kanë vizituar pavionet e tij. Por veç pavioneve ata kanë vizituar dhe ekspozitën, që është çelur për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. “Vizitorë të shumtë në Muzeun Historik Kombëtar në këtë fillim qershori. Vizitorët, përveçse vizitojnë pavijonet e muzeut, duke mësuar më shumë për historinë e Shqipërisë në mënyrë kronologjike nga lashtësia deri në ditët e sotme, kanë mundësinë të shohin edhe ekspozitën "Besëlidhja e Lirisë" kushtuar 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e hapur në hollin kryesor”, shkruan Muzeu Historik Kombëtar ndërsa ka publikuar dhe foto të vizitorëve në muze. Në ekspozitën “Besëlidhja e lirisë 1878” paraqitet rruga dhe veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ekspozita prezanton objekte vetjake të patriotëve shqiptarë, si të Mic Sokolit, Jeronim De Radës, Sami Frashërit, Ali Pashë Gucisë, Iljaz pashë Dibrës dhe të Daut Boriçit. Ekspozita “Besëlidhja e Lirisë 1878” hapet me hartën, që tregon katër vilajetet shqiptare atë të Shkodrës, të Janinës, të Kosovës dhe të Manastirit. Stenda e dytë paraqet gjendjen ekonomiko-kulturore dhe sociale të Shqipërisë të shek. XIX. Stenda e tretë, Luftën Ruso-Turke dhe shpërnguljet e shqiptarëve. Stenda e katërt në MHK i kushtohet Komitetit të Stambollit, i cili u krijua më 18 dhjetor 1877. Kryetar i Komitetit të Stambollit u zgjodh Abdyl Frashëri. Stenda e radhës tregon Traktatin e Shën Stefanit (3 mars 1878). Në ekspozitë pasqyrohet dhe aksioni i Gjakovës (korrik - shtator 1878). Në stenda paraqitet edhe mbrojtja e territoreve në Shqipërinë e Poshtme Gjirokastra, Arta, Janina dhe Preveza. Për publikun ekspozita flet dhe për mendimin politik të shqiptarëve, të cilin e gjejmë te shkrimet e Vaso Pashës (Pashko Vasës), Jeronim De Radës, Elena Gjikës (Dora D’istria) etj. Pjesë e saj është dhe formimi i qeverisë së përkohshme, janar - prill 1881, në të cilën bënin pjesë Ymer Prizreni (kryetar), Shuaip Spahiu (nënkryetar), Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi etj. Në stenda nuk mungojnë edhe armë të shek. XIX, për të ilustruar luftën e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e territoreve shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 07:34

Sopranoja Ermonela Jaho do të luajë sërish “La Traviatën” e famshme të Verdit, në Operën Mbretërore në Londër.

Postuar: 18/01/2019 - 07:33

Galeria e artit FAB nis vitin artistik me ekspozitën personale të piktorit Maks Velo.

Postuar: 18/01/2019 - 07:32

Artistët shprehen se për problemet që prej kohësh shoqërojnë Galerinë Kombëtare të Arteve ata do

Postuar: 17/01/2019 - 07:35

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se Mirela Kumbaro u largua nga drejtimi i M

Postuar: 17/01/2019 - 07:34

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli”  në vijim të sezonit artist

Postuar: 17/01/2019 - 07:32

Filmi “Streha mes reve” vazhdon turin në qytetin e Shkodrës, ku u shfaq në kinema Mil

Postuar: 17/01/2019 - 07:31

Instituti i Historisë këtë vit mes aktiviteteve që do të zhvillohen dy konferenca shkencore ia ku