BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Kultura

Besnik Bisha “rikthen” diktaturën në dokumentarin “Fëmijët e Kujtesës”

Besnik Bisha “rikthen” diktaturën në dokumentarin

“Ditët e Kujtesës” nisi dje në Tiranë si një aktivitet që vjen për herë të parë, me iniciativë dhe organizim të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) dhe Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer (KAS). Dita e parë solli dhe premierën e filmit dokumentar “Fëmijët e Kujtesës”, me mbështetje nga Jonila Godole drejtore e IDMC, dhe skenar dhe regji nga Besnik Bisha. Filmi i prezantuar në Universitetin e Arteve ka në qendër të tij katër personazhe të lindur dhe rritur në kampet e internimit në kohën e diktaturës. Të lindur në familje kundërshtare të regjimit të diktatorit, në dokumentar tregohet jo pak për atë kohë, vuajtjet dhe pasojat. “Bëhet fjalë për fëmijët në vitet e diktaturës, për ata fëmijë në ato vite që kanë lindur dhe janë rritur në internim. Ndërmjet tyre janë zgjedhur katër personazhe në film. Ata janë Simon Mirakaj, Alma Liçaj një grua e cila kur ishte fëmijë në moshën 10 vjeçare ka shkuar në internim dhe është rritur në internim. Janë dhe dy të tjerë motër dhe vëlla, Ridvana dhe Lurian Mena. Filmi është ndërtuar, duke dhënë secili prej tyre ndjeshmërinë që ka pasur atë kohë, dhe normalisht dhe gjykimi që kanë sot. Ndjeshmëritë se si e kanë ndjerë ata diktaturën ato vite, çfarë kuptonin, kur e kanë ndeshur për herë të parë dhunën ndaj tyre. Filmi mbahet në rrëfimet e tyre me idenë që të jemi sa më afër dokumentarit, që për hir të së vërtetës dokumentari është si ushqim bio. Sa më bio të jetë aq më i shëndetshëm është. Nuk e di se sa kam arritur bio të jetë, por jam munduar që ta bëj sa më të shëndetshëm dhe sa më informativ. Historitë janë bio, dhunën që kanë pasur kur kanë hyrë në shkollë, dhunën në tërësi të ambientit ku jetonin, që i quanin të deklasuarit, të distancuarit, mënjanimi që iu bëhej kudo që ishin” tregon regjisori i njohur besnik Bisha, i cili aktivitetin e tij e zhvillon jo vetëm në fushën e filmit, ku vepra të tij kanë marrë vlerësime dhe në festivale filmi, por dhe si pedagog në Universitetin e Arteve. Qëllimi i këtij dokumentari sipas regjisorit është që do të shfaqet dhe në shkolla, por në lidhje me kinemanë dhe temat e diktaturës ai tregon se duhet bërë ende më shumë. “Ne prekim pak tema nga diktatura me filma, sepse fatkeqësisht dhe shpenzimet goxha të mëdha. Duhet të kemi dhe të tjerë filma të tillë, sepse ka shumë për të rrëfyer nga ajo kohë. Po merremi shumë pak me hallet tona në filma, ndaj duhet bërë më shumë”, cilëson në fjalën e tij regjisori Bisha.

Vendet e internimit  

Veprat filmike të regjisorit Besnik Bisha janë të njohura, këtë herë sjell një dokumentar për të cilin tregon se është punuar jo pak. Xhirimet e tij janë bërë në vendet ku personazhet kanë qenë në internim, ndërsa janë përdorur dhe materiale arkivore. “Janë pamje nga vendet e internuara, materiale nga arkiva. Xhirime janë bërë në Tepelenë, Berat, Gradisht, etj, ku kanë qenë shtëpitë e tyre. Në dokumentar janë gërshetuar të tërë elementët e djeshme dhe të sotme”, vijon regjisori Besnik Bisha. Por në këtë film dokumentar për fëmijët që lindën dhe u rritën në internim, për realizmin e tij në rreth 45 minuta regjisori Besnik Bisha tregon se ka bashkëpunuar dhe me tre studentë të tij. “Është një punë e mirë që nuk e kam bërë vetëm. Janë dhe tre studentët e mi, sepse kam xhiruar dhe montuar me ata, kemi bërë të gjithë procesin e dokumentarit. Ata janë Endi Hoxha, Afrim Meposhi dhe Endri Delisula”, tregon regjisori dhe pedagogu Bisha. Si aktivitete kulturore gjatë këtij aktiviteti janë dhe ekspozitat “Lufta e Ftohtë: Shkaqet, historiku, Pasojat” në bashkëpunim me Fondacionin Federal për Studimin e Krimeve te Diktaturës Komuniste në Gjermaninë Lindore; “Muzeu i Kujtesës” një projekt lëvizës i Institutit të Studimeve Politike si dhe miniekspozita e fotografit të njohur Antonio Fantasia “A night of a Regime”. Nën moton “Kujtesa si mision” përgjatë një jave, mbi 60 ekspertë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, Gjermanisë, Polonisë, Rumanisë, Çekisë, Lituanisë, Bosnje/Hercegovinës dhe Kosovës do të diskutojnë mbi perspektivat aktuale të rishikimit të historisë dhe të diktaturës komuniste.

Nga Julia Vrapi