Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Betim Muço me “Yjet janë fare pranë”, autori i vitit në Panairin e Librit

Postuar: 19/11/2017 - 08:06

Juria e Panairit të Librit shpalli fituesit e edicionit të njëzet. Autor i vitit u shpall Betim Muço me veprën “Yjet janë fare pranë” për trajtimin në thellësi dhe elegancë stilistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekstin kombëtar. Çmimin në nder të autorit, i cili u nda nga jeta dy vite më parë, e tërhoqi motra e tij. “Ky roman me të cilin nderohet me çmim është shkruar në muajt e fundit të jetës. Është i papërfunduar kapitulli i fundit dhe nën kujdesin e Martës ai ka parë dritën e botimit”, u shpreh Tefta Muço. Diana Çuli u vlerësua si përkthyesja më e mirë e vitit për sjelljen në shqip të autorit arbëresh Carmine Abate. “Sigurisht çdo vlerësim për punën tonë është një kënaqësi shumë e madhe. Kishte konkurrentë të fortë, njohës të gjuhës e përkthimit, kështu që ndihem e vlerësuar që në atë grup të ndriçuar u vlerësova”, tha Diana Çuli, përkthyese. “Faik Konica dhe dritëhijet e një diplomati”, me autor Agron Alibalin, u vlerësua në kategorinë e letërsisë studimore origjinale. “Ndihem shumë i lumtur, i emocionuar dhe i detyruar për diçka tjetër në të ardhmen”, tha Agron Alibali, shkrimtar. Ndërsa Persida Asllani, në tentativën e saj për të sjellë një libër për fëmijë, qëlloi e suksesshme duke marrë çmimin me botimin “Më quajnë Musine Kokalari”. Për herë të parë, me çmime në këtë edicion të veçantë u vlerësuan edhe Shtëpia Botuese “Onufri” dhe “Pika pa sipërfaqe”, si edhe 3 libraritë “Adrion”, “Arjan Goga” në Shkodër dhe “Artini” në Prishtinë, për kontributin në afrimin e librit sa më pranë lexuesit. Ndërkaq që botuesit më herët janë shprehur se një problem të madh mendojnë atë që duhet shpallur si prioritet kombëtar pasurimi bibliotekave publike, të shkollave, institucioneve arsimore publike, të bashkive e komunave. “Këto furnizime të bëhen të hapura, transparente, jo me lista klienteliste, por bazuar në vlerat e librave e autorëve. Të mos këmbëngulet në investime ndërtimore por në pasurime me libra. bibliotekat i bëjnë librat, jo tullat dhe pllakat e bukura apo vetratat. Libri e zbukuron bibliotekën”, janë shprehur botuesit. Në këtë edicion marrin pjesë 97 shtëpi botuese dhe sot është dita e fundit të Panairit të Librit “Tirana 2017”. Këtë vit panairi u mbështet nga Ministria e Kulturës, por mungoi ndihma nga Bashka e Tiranës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 20:15

Notis Sfakianakis mund të jetë një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës greke, por është i njohur për bindjet e tij antishqiptare, fyerjet për popullin tonë dhe mbështetjen për partinë “Agimi i Artë”.

Postuar: 20/05/2018 - 08:16

Komedia "Shirli Valentina" sonte është në mbrëmjen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 20/05/2018 - 08:13

"Çifti i hapur, gati i shqyer" një komedi nga Dario Fo dhe Franka Rame premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga trupa e

Postuar: 20/05/2018 - 07:56

Ministria e Kulturës mungesë transparence dhe pa komunikim me artistët, një situatë që sipas tyre është shqetësuese duke akuzuar se mungon mbështetja dhe ndihma për teatrin.

Postuar: 19/05/2018 - 09:20

“Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri” ishte kjo tema e zgjedhur për vitin 2018 në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila përkon me dat

Postuar: 19/05/2018 - 09:17

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maj, për specialistë të trashëgimisë kulturore duhej të kishte vëmendje për gjendjen e tyre, që lë për të dëshiruar.

Postuar: 19/05/2018 - 09:13

Konsullata e Nderit dhe Ambasada e Bullgarisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë promovuar para pak ditësh në Qendrën Multimediale TEN në Tiranë, dokumentarin “Sof