Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë me krijimtarinë e Lumo Skëndos

Postuar: 14/11/2018 - 07:18

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe Mid’hat Frashëri, në kuadër të javës përkujtimore në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, çeli një ekspozitë që përmbledh veprimtarinë dhe botimet e çmuara të Lumo Skëndos (pseudonimi letrar i Mid’hat Frashërit). Ekspozita përmban materiale nga shkrimi i tij i parë në revistën më të rëndësishme të botës shqiptare “Albania” në vitin 1897, apo në revistën “La Nazione Albanese” më 1900, por edhe revistat e gazetat që ai drejtoi e themeloi si “Lirija”, “Kalendari kombiar” apo “Dituria”, deri në botimet më të fundit të veprës së tij. Në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ruhen botimet e tij të para si “Naim be Frashëri” (Sofje, 1901); “Dhe trego një: librë për në shkollë” (Sofje, 1902); “Naim Beg Frashëri: (traduzione dall’albanese)” (Catanzaro, 1903); “Këndime për shkollat e para” (Selanik, 1910); “Këndime: për reshtatë filltare” (Selanik, 1910); “Këndime: për skolat e para” (Selanik, 1910); “Këndime: pas programit të mësonjëtorevet të para” (Stamboll, 1912); “Hi dhe shpuzë: frymëzime, novela, kujtime” (1915); “L’ Affaire de l’Epire: le martyre d’un puple” (Sofie, 1915); “Letra mi një udhëtim në Svicrë” (1915); “Pour l’Albanie” (Lausanne, 1919); “Albanais et sllaves” (Lausanne, 1919); “Albania: zece ani de istoria albaneza” (1921); “Le Differend albano-serbe” (Constanza, 1921); “Albanie: panorama politique” (Paris, 1922); “Plagët tona: çë na mungon?: çë duhet të kemi” (1924); “Gruaja: librë për gratë dhe për burratë: dedikuarë trupit arsimor Shqiptar” (1928). Krahas tyre, për këtë ekspozitë janë përzgjedhur edhe shqipërimet si metodat e F. Ahn për mësimin e gjuhëve të huaja anglisht dhe frëngjisht botuar në Bukuresht dhe Sofje më 1902 dhe 1908; shqipërimi i “Robinsoni” i Daniel Defoes botuar në Selanik më 1910; “Bëje të mirën pa hidhe në det: prallë për djemtë” i Franc Hofman (Sofje, 1910), etj. Një vend të rëndësishëm zë edhe botimi i “Fjalori i Marko Boçarit: le lexique de Marc Botzari” me parathënie në shqip dhe frëngjisht nga Mid’hat Frashëri, botuar në vitin 1926. Nuk mungojnë edhe ribotimet pas viteve ’90 si “Hi dhe shpuzë: proza poetike, novela, kujtime” (1995); “Vepra: Naim Frashëri. Hi dhe shpuzë. Plagët tona” (Prishtinë, 1996); “Naim Frashëri: jetëshkrim” (1996) etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:21

Ministria e Kulturës ka shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Postuar: 21/02/2019 - 07:20

Ekspozita “Rrugëtim” vjen përmes punimeve në skulpturë realizuar nga artistja Arjeta

Postuar: 21/02/2019 - 07:18

Akademiku Emin Riza, njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESCO

Postuar: 20/02/2019 - 07:26

Etibar Asadli është një kompozitor i ri, por i talentuar dhe në piano nga Azerbajxhani që do të j

Postuar: 20/02/2019 - 07:25

Pavioni shqiptar me punët e tetë artistëve në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e vizi

Postuar: 20/02/2019 - 07:24

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë “L

Postuar: 20/02/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës duhet të kishte shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi ku