BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë me krijimtarinë e Lumo Skëndos

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë me krijimtarinë e Lumo

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe Mid’hat Frashëri, në kuadër të javës përkujtimore në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, çeli një ekspozitë që përmbledh veprimtarinë dhe botimet e çmuara të Lumo Skëndos (pseudonimi letrar i Mid’hat Frashërit). Ekspozita përmban materiale nga shkrimi i tij i parë në revistën më të rëndësishme të botës shqiptare “Albania” në vitin 1897, apo në revistën “La Nazione Albanese” më 1900, por edhe revistat e gazetat që ai drejtoi e themeloi si “Lirija”, “Kalendari kombiar” apo “Dituria”, deri në botimet më të fundit të veprës së tij. Në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ruhen botimet e tij të para si “Naim be Frashëri” (Sofje, 1901); “Dhe trego një: librë për në shkollë” (Sofje, 1902); “Naim Beg Frashëri: (traduzione dall’albanese)” (Catanzaro, 1903); “Këndime për shkollat e para” (Selanik, 1910); “Këndime: për reshtatë filltare” (Selanik, 1910); “Këndime: për skolat e para” (Selanik, 1910); “Këndime: pas programit të mësonjëtorevet të para” (Stamboll, 1912); “Hi dhe shpuzë: frymëzime, novela, kujtime” (1915); “L’ Affaire de l’Epire: le martyre d’un puple” (Sofie, 1915); “Letra mi një udhëtim në Svicrë” (1915); “Pour l’Albanie” (Lausanne, 1919); “Albanais et sllaves” (Lausanne, 1919); “Albania: zece ani de istoria albaneza” (1921); “Le Differend albano-serbe” (Constanza, 1921); “Albanie: panorama politique” (Paris, 1922); “Plagët tona: çë na mungon?: çë duhet të kemi” (1924); “Gruaja: librë për gratë dhe për burratë: dedikuarë trupit arsimor Shqiptar” (1928). Krahas tyre, për këtë ekspozitë janë përzgjedhur edhe shqipërimet si metodat e F. Ahn për mësimin e gjuhëve të huaja anglisht dhe frëngjisht botuar në Bukuresht dhe Sofje më 1902 dhe 1908; shqipërimi i “Robinsoni” i Daniel Defoes botuar në Selanik më 1910; “Bëje të mirën pa hidhe në det: prallë për djemtë” i Franc Hofman (Sofje, 1910), etj. Një vend të rëndësishëm zë edhe botimi i “Fjalori i Marko Boçarit: le lexique de Marc Botzari” me parathënie në shqip dhe frëngjisht nga Mid’hat Frashëri, botuar në vitin 1926. Nuk mungojnë edhe ribotimet pas viteve ’90 si “Hi dhe shpuzë: proza poetike, novela, kujtime” (1995); “Vepra: Naim Frashëri. Hi dhe shpuzë. Plagët tona” (Prishtinë, 1996); “Naim Frashëri: jetëshkrim” (1996) etj.

Më të lexuarat