BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x
BREAKING NEWS

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata
x

Kultura

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes së Umberto Ecos

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes së

Ekspozita “Umberto Eco, 1932-2016” u çel në 90-vjetorin e lindjes së tij në Bibliotekën Kombëtare. Kjo ekspozitë që u hap të enjten paraqet kontributin e tij si erudit, filozof, estetist, ku spikasin tituj të ndryshëm. Tituj librash si: “Si bëhet një punim diplome”, “Historia e bukurisë”, “Të thuash gati të njëjtën gjë”, “Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën europiane”, “Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë”, etj, romani i mirënjohur “Emri i trëndafilit” (i botuar 3 herë në Shqipëri), “Varreza e Pragës”, “Numri zero”, etj, janë pjesë e ekspozitës. Biblioteka Kombëtare shprehet se shkrimet e Umberto Eco-s janë përkthyer në faqet e shtypit shqiptar, në organe si: “Rilindja”, “Nacional”, “Revista letrare”, “Mehr Licht!”, “Përpjekja”, “Aleph” etj. Bien në sy artikujt si: “Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta. Një propozim për shqiptarët “e tjerë””, “Si të mos përdorësh telefonin celular”, “Funksioni i letërsisë të edukojë fatin dhe vdekjen”, si dhe intervista e tij me titull “Filozofin nuk duhet ta frikë vdekja”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Romani i tij më i njohur është "Emri i trëndafilit" ("Il nome della rosa", 1980).  Novela e tij në vitin 1988 "Il pendolo di Foucault" e përshkruan atë si një person që kupton kodet e Da Vinçit. Eco ishte president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Kellogg College, University of Oxford. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese. Ai lindi më 5 janar 1932 dhe u nda nga jeta më 19 shkurt 2016. Ekspozita që u hap në 90-vjetorin e lindjes së Umberto Ecos këto ditë të muajit janar vjen në vijim dhe të atyre më parë, që ka hapur Biblioteka Kombëtare për emra të ndryshëm të letërsisë shqiptare dhe të huaj.