Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Biblioteka Kombëtare kufizon shërbimin për librat, shkrimtarët: Skandaloze, ka humbur funksionin e saj

Postuar: 16/08/2018 - 07:35

Biblioteka Kombëtare ka kufizuar shërbimin e saj publik. Pas zjarrit të marsit një vit më parë,  Biblioteka Kombëtare ka kufizuar shërbimin e saj publik në pikën e huazimit, që nënkupton huazimin e njësive bibliotekare jashtë ambienteve të saj. Pas zjarrit, që më pas u pasua nga përmbytja  në qershor këtë vit, duket se institucioni kryesor për librin në vend përveç problemeve të shumta, po përballet dhe me reagimin e shkrimtarëve. Në reagimet e tyre ata pohojnë se rregullorja e re e vendosur në dyert e këtij institucion ka bërë që të humbë funksioni i saj për lexuesit. Poeti Bardhyl Londo shprehet se nëse nuk shërben më libra jashtë ambienteve të saj për lexuesit ka humbur funksioni i saj. “Biblioteka Kombëtare është djegur dhe përmbytur, ndodhi dy herë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Edhe Biblioteka  Aleksandrisë u dogj një herë por se di se sa shekuj, ndërsa kjo Biblioteka jonë Kombëtare është e vetmja bibliotekë që digjet dhe përmbytet për pak kohë, dhe nuk bëhet problem askund, as në qeveri, as problem shoqëror, as i opinionit. E kanë lënë në një mënyrë sikur ndodh një gjë fare e zakonshme. Por Biblioteka Kombëtare nuk ka funksion po nuk shërbeu, nëse nuk e bën këtë atëherë nuk është më bibliotekë por muze”, pohon Londo. Sipas tij, Biblioteka Kombëtare është një institucion që gjithmonë është shoqëruar me probleme me funksionimin e saj, por Ministria e Kulturës nuk ka mundur dot të ndryshojë këtë gjendje pasi ka munguar vëmendja. “Shërbimi gjithmonë ka qenë për të dëshiruar në Bibliotekën Kombëtare. Ajo është më tepër një bibliotekë simbolike se sa një bibliotekë kombëtare, është tepër larg e një institucioni kombëtar. Përgjegjësia shkon tek ata që kanë në administrim Bibliotekën Kombëtare, Ministria e Kulturës dhe qeveria janë përgjegjëse përherë. Njerëzit që shkojnë janë thjesht konsumatorë atje, janë përgjegjës mbase sepse nuk bëjnë presion ashtu siç po bëjnë për teatrin. Duhet të kishin filluar me kohë protestat për bibliotekën, duhet kërkuar diçka që ta marrësh ta fitosh ndryshe keq e më keq do të shkojnë punët”, shprehet poeti i njohur Bardhyl Londo.

Dyshimet për kulla

Me të njëjtin shqetësim janë dhe shkrimtarët Azem Qazimi dhe Xhahid Bushati. Në reagimin e tij shkrimtari Azem Qazimi shprehet se ndoshta dhe godina e bibliotekës si ajo e teatrit i ka zënë vendin kullave. “E di që Biblioteka Kombëtare ka kohë që nuk ofron më shërbimet që përligjin ekzistencën e saj, dhe kjo s’është, veçse historia e një perversioni. Vetë fakti që, si kryeministri, ashtu edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, thonë se BK është jashtë çdo standarti dhe nuk i plotëson kushtet e nevojshme për funksionin që kryen, tregon, ndoshta, se edhe godina e BK-së, si ajo e Teatrit Kombëtar, “u ka zënë vendin” kullave që pritet të ndërtohen. E kam të qartë që në një vend si ky i yni, që ka shenjtëruar arbitraritetin e pushtetit, protesta jonë nuk do të vlejë për ndonjë gjë, por të paktën do të ngelë si dëshmi përballë fytyrës së kafshërisë”, pohon shkrimtari Azem Qazimi. Për shkrimtarin Xhahid Bushati është e pafalshme të ndërpresësh komunikimin me lexuesin. “E para me këtë veprim biblioteka e ka humbur funksionin institucional. E dyta, nuk ndjen përgjegjësi për lexuesit, studiuesit, pasionantët e librit. Është e pafalshme të ndërpresësh komunikimin me lexuesit. Biblioteka duhet të ketë dyert e hapura dhe jo të mbyllura e me një tok justifikimesh nga prapa, të cilat nuk kanë vlerë”, pohon Bushati. Pranë Bibliotekës Kombëtare në lidhje me këtë kufizim pohojnë se ka disa muaj që nuk mund të tërhiqen më libra jashtë institucionit, por kjo sipas tyre ka lidhje me problemet që kaloi më parë. Vetë biblioteka në dyert e sallave të saj ka vendosur një njoftim sipas të cilit shërbimi i librit do të jetë i kufizuar. “Për arsye të mungesës së theksuar të hapësirës së nevojshme për të ruajtur dhe për të shërbyer materialet bibliotekare, ju njoftojmë se shërbimi në Bibliotekën Kombëtare vijon të mbetet i kufizuar, por për të plotësuar nevojat e ngutshme të kërkimit në funksion të përdoruesve apo institucioneve të ndryshme, duke filluar nga data 5 shkurt 2018 shërbimi i materialeve do të kryhet si më poshtë: Shërbimi i librit do të jetë i kufizuar, shërbimi i revistave shumë i kufizuar dhe shërbimi i shtypit do të bëhet në raste të veçanta”, shkruan biblioteka./Julia VRAPI

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve.

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E