BREAKING NEWS

“Njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy gjëra”, reagon inxhinierja Luljeta Bozo, tregon a është e rrezikuar Shqipëria nga tërmeti i sotëm në Turqi

“Njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy
x

Kultura

Biblioteka Kombëtare pas disa muajsh mbyllur rinis shërbimet, hapje e pjesshme e sallave të leximit dhe numër i kufizuar i përdoruesve

Biblioteka Kombëtare pas disa muajsh mbyllur rinis shërbimet, hapje e

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pas disa muajsh mbyllur për shkak të pandemisë sot rinis shërbimet e saj. Institucioni njofton se ka marrë të gjitha masat e sigurisë për rihapje të pjesshme të sallave të leximit për përdoruesit, që kanë nevojë të shfrytëzojnë materiale bibliotekare në respektim të protokolleve të higjienës dhe të distancimit fizik. Me mbylljen nga pandemia më parë Biblioteka Kombëtare rinisi aktivitetin në datën 10 qershor, duke lajmëruar sërish një ndërprerje të shërbimit në ambientet fizike të saj më datë 16 qershor. Por që sot institucioni rinis shërbimet edhe pse nuk do të jenë të gjitha sallat për përdoruesit. Institucioni bën me dije se përdoruesit duhet të respektojnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale dhe protokollet e shërbimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Në momentin e paraqitjes në BKSh përdoruesit duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse (duke mbuluar hundën dhe gojën) - të detyrueshme të mbahen gjatë gjithë kohës së qëndrimit në mjediset e saj; të respektojnë masat e distancimit fizik; të dezinfektojnë duart me higjienizues, i cili u vihet në dispozicion në hyrje të ndërtesës, si dhe në çdo sallë leximi. Duke respektuar masat kundër përhapjes së sëmundjes Covid-19, përdoruesve do t’u matet temperatura e trupit me termometër IR në hyrje të ndërtesës dhe vetëm përdoruesit me temperaturë jo më të lartë se 37.5°C do të lejohen të hyjnë në bibliotekë. Përdoruesve u ndalohet futja e sendeve vetjake (çantë, dosje, etj), në ndërtesë.

Kufizime të numrit të përdoruesve

Orari i shërbimit nga e hëna deri të premten është 10:00-14:00 dhe sipas institucionit rihapja e sallave të leximit për përdoruesit do të realizohet në disa faza. “Në fazën e parë do të shërbehen përdoruesit, që kanë nevojë për të përdorur/konsultuar materialet e bibliotekës për nevojat e tyre studimore dhe kërkimore vetëm nëpërmjet rezervimit online. Për të siguruar zbatimin efektiv të masave të distancimit fizik, BKSH do të kufizojë numrin e përdoruesve, të cilët do të shërbehen në të njëjtën kohë”, njoftohet për hapjen që nis sot. Aktualisht, mundësohet një numër i kufizuar vendesh në të njëjtën kohë në këto salla: Salla e Vlerave të Rralla (Salla shkencore, kati II) 32 vende; Këndi Amerikan i Leximit (kati I) 8 vende, por shërbimi i sallës së Periodikut, ku shërbehet edhe shtypi i përditshëm mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Shërbimi në sallat e leximit do të organizohet në bazë të një sistemimi/vendosjeje të sigurt për përdoruesit, duke respektuar distancën fizike. Në çdo sallë leximi do të tregohet vendi i uljes së përdoruesit me etiketë të veçantë, i cili duhet respektuar. Pajisja e përdoruesve me numrin specifik kryhet nga punonjësi i sallës së leximit. Duke filluar nga data 23 shtator në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë do të shërbehen vetëm përdoruesit, që kanë nevojë të huazojnë materiale bibliotekare në sallën shkencore sipas protokollove të shërbimit. Biblioteka Kombëtare më 10 korrik shënoi 100- vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast në Muzeun Historik Kombëtar u çel një ekspozitë për jehonën e krijimit të Bibliotekës Kombëtare, në shtypin e kohës. E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite ministrja Elva Margariti në këtë 100-vjetor të themelimit të Bibliotekës Kombëtare u shpreh edhe për një projekt për një bibliotekë të re, si dhe ndërhyrje në godinën ekzistuese.