BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Bienalja e Akuarelit me ditët në Tiranë, një vlerë në jetën artistike

Bienalja e Akuarelit me ditët në Tiranë, një vlerë

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit këtë vit erdhi në Tiranë me temën “Natyrë e qetë”. Punët në edicionin e katërt u ekspozuan në sallat e Muzeut Historik Kombëtar, ku 310 artistë nga vende të ndryshme të botës ishin këtë herë pjesë e bienales. Kuruar nga piktori Helidon Haliti dhe piktorja Ormira Lulani, kjo ekspozitë është një event unik, që prezanton veprat origjinale të artistëve. Në ekspozitën me temë “Natyrë e qetë” artistët sollën botën e tyre shpirtërore, që kanë kaluar gjatë pandemisë. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit (IWS), z. Atanur Dogan gjatë qëndrimit në Tiranë për bienalen, mes të tjerave u shpreh se ndjente kënaqësi të veçantë sa herë vinte në Shqipëri për organizimin e këtij aktivitetit. Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksoi se për Muzeun Historik Kombëtar, është kënaqësi që për të katërtin edicion të jetë mbartësi i kësaj bienale. "Kjo ekspozitë, e cila realizohet në kohë kaq të vështira është një forcë tjetër mesazhi, që arti jep përballë vështirësive që ne mund të hasim në jetë. Kjo bienale është një vlerë e shtuar për kryeqytetin", u shpreh Koçi. Përgjatë aktivitetit u ndanë dhe disa çmime për artistët, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në bienale me punimet e tyre artistike. Bienalja përfundoi ditët në MHK dhe këtë vit erdhi me punë të artistëve nga 58 vende të botës, duke filluar nga vendet fqinje si Kosova, Italia, Greqia, Gjermania, Serbia, e duke vazhduar me vende të largëta si Australia,USA, Kanada, Kina, Rusia, Koreja e Jugut, El Salvador, Costa Ricca, e deri në Afrikën e largët. Bienalja përmbante emra të mjeshtërve botërorë, emra të njohur të akuarelit, si Alvaro Castagne, (Uruguai ) Sanislaë Zoladz ( Suedi ), Jose- Luis Corella (Spanje ), Eftim G. Risto ( Greqi), Atanur Doga (Kanada ), Hong Shan(Kine ), You Mee Park (Kore) La Fe (,Olga Litvinenko( Rusi) , etj. Por dhe artistë nga Shqipëria si piktori i njohur Skënder Kamberi, Ronald Runaj dhe të tjerë. Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit të shoqatës kulturore VIZart, IWS Albania, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.