BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë
x

Kultura

Bienalja e Arkitekturës në Venecia, dorëzimi i projektideve deri më 18 dhjetor

Bienalja e Arkitekturës në Venecia, dorëzimi i projektideve deri

Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit shqiptar, shpalli më parë thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës, që do të jetë e hapur për publikun më 22 maj -26 nëntor 2023 me temë “The laboratory of the future”. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehej të shtunën se afati i fundit të dorëzimit të projektideve është data 18 dhjetor. “Edhe dy javë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e projektideve të pavijonit shqiptar në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia. Bëhuni krijues të "Laboratorit të së ardhmes". Afati i fundit, 18 dhjetor 2022”, shkruan Margariti në rrjete sociale. Kuratorja e edicionit të 18-të  të bienales është Lesley Lokko. Ministria e Kulturës në faqen e saj zyrtare shprehej më 7 nëntor se hapi thirrjen për projektide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve. Ky edicion i bienales do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektura frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit sot. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit e edicionit të 18-të duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitekturë. Përzgjedhja do të kalojë në dy faza dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 16 janar 2023. Projektidetë dhe projektet e plota do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare me 5 anëtarë. Vlerësimi i jurisë do të bazohet në kriteret si qartësinë e projekt-idesë, forcën e imagjinatës, potencialin e zgjidhjes kuratoriale për të komunikuar me publikun, qartësinë e temës dhe potencialin e të bërit të prekshëm, të dukshëm dhe të komunikueshëm të temës, fuqinë artistike dhe vizuale të projektit (idesë) dhe kapacitetin e tij për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh vizualisht të fortë, etj.