BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x

Kultura

Bienalja e karikaturës, 50 artistë nga vendet e botës në garë, ndalesa e parë do të jetë në Pogradec

Bienalja e karikaturës, 50 artistë nga vendet e botës në

Artistë nga 50 vende të botës janë pjesë e fazës së parë të bienales ndërkombëtare të Karikaturës që do të mbahet në muajin shtator në Pogradec. Karikaturisti Bujar Kapexhiu, pret që ky aktivitet ndërkombëtar ti japë nxitje kësaj gjinie arti edhe në Shqipëri. 300 punime nga artistë nga 50 vende të botës u bënë pjesë e garës për bienalen e parë të karrikaturës që do të mbahet në Pogradec! Juria ka përzgjedhur 120 më të mirat që do të prezantohen në muajin shtator fillimisht në qytetin buzë liqenit dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. “Për mua është një kënaqësi që të organizojmë këtë aktivitet që do të sjellë prurjet më të fundit të karikaturës në botë. Pogradeci është përfaqësuesi i Shqipërisë i karikaturës në botë.” Artisti, Bujar Kapexhiu si pjesë e jurisë pret që festivali të rizgjojë gjininë e karikaturës edhe në Shqipëri. “Kjo është hera e parë që krijohet një festival ndërkombëtar i karikaturës në Shqipëri dhe fillon në Pogradec. Ne jemi përballë një përgjegjësi për të zgjedhur fituesit. Hapja e bienales dhe ekspozitës do të bëhet në shtator dhe do të jepen edhe çmimet ndërkombëtare.” Tematika e karikaturave të prezantuara është e shumëllojtë duke nisur nga probleme të mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemeve te ndryshme te para në planin global. Bienalja e karikaturës dhe ditët e humorit “Niko Nikolla” do të kurorëzohen më 18-20 shtator. Për artistin Bujar Kapexhiu, një aktivitet i tillë, i pari i këtij formati në Shqipëri, do të thotë shumë për artin. Familjarë të karikaturistit Niko Nikolla, vlerësojnë bienalen në nder të artistit të njohur. 120 punimet e përzgjedhura do të printohen në përmasa më të mëdha dhe do të shërbejnë për ekspozitën. Ndalesa e radhës pas Pogradecit do të jetë Korça. Aktiviteti final do të mbahet në 18-20 shtator dy ditë në të cilat do të flitet edhe për kinemanë dhe humorin.