BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Bienalja e Venecias, Shqipëria përfaqësohet me veprën e artistes Lumturi Blloshmi

Bienalja e Venecias, Shqipëria përfaqësohet me veprën e

Shqipëria do të përfaqësohet me veprën e artistes Lumturi Blloshmi, në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Artistja e parë femër që përfaqëson Shqipërinë me një prezantim personal në Venecia, kuruar nga Adela Demetja. Pak ditë më parë artistja bëri një vit që u nda nga jeta për shkak të Covid -19. Prezantimi me titull “Lumturi Blloshmi. Nga e para” është i konceptuar si një ekspozitë që synon të hulumtojë, shqyrtojë, prezantojë dhe ripozicionojë veprën dhe jetën e Lumturi Blloshmit në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se Ministria e Kulturës e pa të udhës t’i bëjë një homazh figurës së kësaj artisteje me një temperament të rrallë, gjithnjë kërkuese, gjithnjë provokuese, duke e përzgjedhur pikërisht atë si artisten e vitit 2022. “Pavijoni do të kurohet nga Adela Demetja, njohëse mjaft e mirë e veprës së Blloshmit, por edhe një kuratore, me një eksperiencë të konsoliduar brenda e jashtë vendit. Ajo iu përgjigj kërkesës sonë me një qasje që bën bashkë disa mediume e që do të paraqesin të plotë veprën dhe botën e Lumes, e cila i tejkalonte kufijtë e lokales”, thotë ministrja Margariti. Bienalja Ndërkombëtare të Artit në Venecia është ngjarja më e madhe e artit bashkëkohor në botë. Biografia e jashtëzakonshme e Lumturi Blloshmit, personaliteti i saj i fuqishëm dhe mbi të gjitha vepra artistike cilësore, e bëjnë atë vlerë unike dhe domethënëse për artin bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar. Puna e Lumturi Blloshmit përshtatet gjithashtu më së miri me temën e këtij viti të Bienales së Artit të Venecias, titulluar “Qumështi i ëndrrave”.

 Bienalja në Venecia

Bienalja e 59-të e Venecias zhvillohet nga data 23 prill - 27 nëntor 2022. Nëpërmjet punës së Lumturi Blloshmit dhe mënyrës se si do të kurohet prezantimi, pavijoni shqiptar është i mirëvendosur brenda kuadrit politik, artistik dhe konceptual të edicionit të 59-të të Bienales së Venecias dhe diskursit aktual të artit bashkëkohor. Prezantimi është konceptuar në tre pjesë. Thelbi i ekspozitës përbëhet nga një përzgjedhje e veprave të Blloshmit nga periudha të ndryshme. Arkitektura e ekspozitës do të krijohet në bashkëpunim me arkitekten gjermane Johanna Meyer-Grohbrügge. Nëpërmjet një mjedisi të ndërtuar virtualisht publiku do të ketë qasje në botës personale dhe mjedisit krijues të Blloshmit. Kjo pjesë që synon krijimin e një lloj arkivi virtual do të krijohet në bashkëpunim të ngushtë mes kuratores dhe artistit britanik të realitetit virtual Alexander Walmsley. Do të krijohet një film për Lumturi Blloshmin në formën e një dokumentari eseistik. Ky i fundit synon të dokumentojë jetën e Blloshmit, punën e saj dhe qenien e saj. Dokumentari do të jetë në vetvete një lloj vepre artistike e bashkëkrijuar nga mendimet/veprat/imazhet e Lumturi Blloshmit dhe nga regjisori meksikan Tin Dirdamal në bashkëpunim me kuratoren. Lumturi Blloshmi (1944-2020) lindi dhe jetoi në Tiranë.