BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Kultura

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, edicioni i katërt vjen me temë “Natyrën e qetë”, 310 artistë nga 58 vende

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, edicioni i katërt vjen me

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, edicioni i katërt, me temë “Natyrën e qetë” edhe këtë vit do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar në tre hollet kryesore të tij. Bienalja këtë vit do të jetë me punë nga 310 artistë nga 58 vende të botës, duke filluar nga vendet fqinje si Kosova, Italia, Greqia, Gjermania, Serbia, e duke vazhduar me vende të largëta si Australia,USA, Kanada, Kina, Rusia, Koreja e Jugut, El Salvador, Costa Ricca, e deri në Afrikën e largët. Piktorja Ormira Lulani, bashkorganizatore e bienales tregon se për edicionin e këtij viti ka një pjesëmarrje të gjerë, gjë e cila ka ndodhur dhe në tre edicionet që janë zhvilluar më parë në vendin tonë. “Ishte një pjesëmarrje shumë e gjerë ashtu si dhe edicionet e mëparshme të saj. Jemi të kënaqur, që interesi i artistëve për të qenë pjesë e këtij aktiviteti ka qenë e lartë”, shprehet Lulani në një reagim të saj rreth këtij aktiviteti ndërkombëtar, që zhvillohet nga shoqata kulturore “VIZart”. Bienalja do të zhvillohet nga data 13 -23 mars 2021. Bienalja përmban emra të mjeshtërve botërorë, emra të njohur të akuarelit, si Alvaro Castagne, (Uruguai ) Sanislaë Zoladz ( Suedi ), Jose- Luis Corella (Spanje ), Eftim G. Risto ( Greqi), Atanur Doga (Kanada ), Hong Shan(Kine ), You Mee Park(Kore) La Fe (,Olga Litvinenko( Rusi) , etj. Bashkëorganizatore e këtij aktiviteti Ormira Lulani thotë se janë artistë që me veprat e tyre do të kënaqin syrin dhe joshin mendjen e shikuesve. “Një dialog midis këtyre artistëve, që "Natyrat e qeta" na i kanë paraqitur përsosmërisht, me punime që kanë cilësi estetike dhe konceptuale”, vijon të tregojë Lulani.

Përgatitjet për aktivitetin

 Bienalja zhvillohet në një vit të vështirë për mbarë njerëzimin, ku aktivitetet kulturore janë pothuajse të mbyllura. Por piktorja Ormira Lulani thotë se puna për këtë aktivi tet të përmasave ndërkombëtare ka nisur, që në shtatorin e vitit që lamë pas. “Ne filluam përgatitjet për bienalen në shtator të 2020 , sigurisht kishim dyshimet tona, nuk dinim se si artistët do ju përgjigjeshin nismës sonë, por vendosëm të provonim. Nuk mund të anulonim edicion e 4 të bienales, që me aq këmbëngulje e dëshirë e kemi çuar përpara. Ishte e nevojshme të bënim diçka dhe të dilnim nga plogështia dhe “dëshpërimi”, që kishte kaptuar njerëzit. Vendosëm një temë të caktuar për bienalen, “Still Life”, natyrë e qetë. E pamë dhe e menduam këtë bienale si kremtimi i bukurisë dhe shkëlqimit të natyrës dhe jetës!”, tregon mes të tjerave piktorja e njohur Ormira Lulani. Bienalja ka artistë nga vende të ndryshme të botës, por dhe nga Shqipëria që do të marrin pjesë me punimet e tyre. Piktorja Ormira Lulani shprehet se prurjet janë mjaft të kënaqshme. “Ne kemi emra të mëdhenj të akuarelit, duke sjellë interpretime të ndryshme artistike befasuese, ku përmes një tematike klasike, artistë realistë, hiperealistë, por edhe artistë modernë bashkëkohorë, këto objekte të zakonshme, pa jetë, na i paraqesin vizualisht në një vepër të jashtëzakonshme. Natyrat e qeta, sidomos ato florale, qëndrojnë natyrshëm me një elegancë, të sjella me plot ngjyrë dhe harmoni. Në këto vepra ndjehet shumë mirë shkathtësia delikate e prekjes, janë skena të gëzueshme të jetës së përditshme, por të pikturuara me kaq shumë energji dhe mjeshtri, punime që të kënaqin me ngjyrat dhe format e tyre”, shprehet Lulani, në reagimin e saj. Për bashkorganizatoren e kësaj bienaleje, shoqata “ViZart” e ka realizuar më së miri misionin e saj.