Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bijtë e peshkatarit”, baleti që u vu në skenë më 1972

Postuar: 17/04/2019 - 07:26

Teatri i Operës dhe Baletit ka risjellë në vëmendje baletin “Bijtë e peshkatarit”, ndërsa ka publikuar dhe disa foto nga kjo vepër në skenë. Pas baleteve shqiptare “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Historia e një kënge”, repertorit të Teatrit të Operas dhe Baletit ju shtua edhe një vepër tjetër skenike në Prill 1972, premiera e baletit “Bijtë e peshkatarit”. “Autorët e kësaj vepre janë kompozitori Tish Daija, koreografi Panajot Kanaçi, dirigjenti Rifat Teqja. Dekoret dhe kostumet u përgatitën nga Hysen Devolli dhe Ali Oseku”, shkruan TOB.

Në rolet kryesore në këtë balet interpretuan artistët Albert Janku, Ganimet Vendresha, Kristaq Rada, Hysen Këllezi, Pëllumb Agalliu, Mukades Erebara, Keti Trajani, Fatbardha Bengu, Luan Shtino, Sami Bakalli, Llaqi Nako,Hajdar Shtuni, Eqerem Hoxha, Meteli Hasa etj. Pëllumb Agalliu është një nga emrat më të njohur të baletit shqiptar. Për dekada të tëra ai ka dhuruar për publikun role dhe personazhe të ndryshme, të cilët nën interpretimin e tij kanë sjellë emocione të veçanta tek publiku. Në një intervistë të dhënë para disa vitesh artisti i njohur ka treguar dhe për baletin “Bijtë e peshkatarit”, ku interpretoi rolin e Petritit.

“Roli më i veçantë mbetet roli i Petritit në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, një rol që më pas i la vendin interpretimeve të tjera, por roli në këtë balet me koreografi të Panajot Kanaçit mbetet në jetën time artistike”, tregon artisti i njohur. Trupa e baletit të TKOB u formua në vitin 1950 së bashku me Filarmoninë shqiptare, që më pas u përfshi në vitin 1953 në TKOB. Ajo u krijua fillimisht nga balerinë të përgatitur në kurset e para të baletit pranë qendrave të fëmijëve dhe vetë Filarmonisë. Kjo trupë u pasurua më vonë me solistë të përgatitur në Moskë (Bashkimi Sovjetik) të cilët u bënë dhe promotorë të krijimit të Shkollës së Baletit e më pas të TKOB. Baletmaestrat e kësaj trupe ishin: Georgi Perkun ardhur nga Rusia, Panajot Kanaçi -Artist i Popullit, Agron Aliaj -Artist i Popullit, Skënder Selimi- profesor etj, që kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në formimin dhe konsolidimin tekniko-artistik dhe profesional të trupës së baletit. Nga kjo trupë kanë dalë pedagogët e parë dhe drejtuesit e shkollës koreografike shqiptare, që ka nxjerrë me qindra balerinë të talentuar, që kanë punuar e punojnë si në skenën e TKOB, në qytete të ndryshme të vendit dhe nëpër botë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e komedisë ruse, “Revizori” nga shkrimtari i madh rus Nikolai Gogol.

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e

Postuar: 18/09/2019 - 07:38

Institucionet nuk tregojnë interes për veprat e artistëve të njohur shqiptarë, por kjo situatë si

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.