Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Biseda me studiuesin Primo Shllaku në GKA, e fundit për ekspozitën “Prova”

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit. Primo Shllaku u lind në Shkodër, në vitin 1947. Më 1970 diplomohet në degën gjuhë-letërsi pranë fakultetit të Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Nga viti 1975-‘88 ushtron profesionin e tij si mësues i gjuhë-letërsisë pranë shkollave 8- vjeçare e të mesme në qytetin e Shkodrës. Më 1988-‘90 pedagog i gjuhës latine pranë universitetit të Shkodrës. Gjatë periudhës 1990-2009 largohet nga Shqipëria drejt Athinës, ku punon si mësues i shqipes, frëngjishtes e gjermanishtes. Në 25 nëntor 2009, themelon “Institutin për promovim të vlerave në gjuhë shqipe”. Në qershor 2011, fiton gradën shkencore doktor i shkencave letrare (Phd). Në 2012 dhe në vijim pedagog në Universitetin e Arteve. Primo Shllaku është autor i disa veprave si: Lule nate (poezi), 1994; Edhe fjalët shkojnë në ferr (poezi), 2005; Fleurs de nuit (2009), botim në Francë, si dhe i disa përkthimeve. Ekspozita “Prova” e artistit Adrian Paci, vjen e kuruar nga Adam Budak. Ekspozita “Prova” është veprim për t’i vënë në hartë mundësitë dhe shanset, por edhe për t’i zbuluar potencialet dhe zotërimet e aftësive. Me një titull të pazakontë e tërheqës, piktori shkodran do të sjellë ekspozitën, nëpërmjet së cilës imazhi në lëvizje dialogon me imazhin e ndalur të seteve fotografike. Me “Prova”, artisti që jeton në Milano të Italisë vë në pah dinamikat e largimit dhe të mërgimit përmes një rituali të përkatësisë dhe identifikimit e deri te mekanika e vetëfuqizimit dhe emancipimit. Një anë e veçantë e ekspozitës së Pacit është se motivet e marra nga videot përkthehen në forma të tjera, ndërkohë që cilësia kinematografike fiton një ngjyrim piktoresk. Në tjetër veçanti e piktorit nga Shkodra është se ai manovron lirshëm mes mediumeve duke eksploruar materialitetin dhe aspektet sensuale të një mediumi si formë e të shprehurit. Ndër ekspozitat e ndryshme kolektive, puna e Adrian Pacit është paraqitur edhe në edicionin e 14-të të ekspozitës ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia më 2014.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de