Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bolero në vilën e pleqve” nis xhirimet në Tiranë, në role Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa

Postuar: 26/09/2018 - 07:46

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur në Tiranë. Skenari Linda Fejzaj dhe Spartak Pecani, regjia nga Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” sjellin në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të tjerë që publiku i njeh me aktivitetin e tyre. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Skenaristja Linda Fejzaj shprehet se regjisori Spartak Pecani është një profesionist. “Gjithçka e mendon e rimendon e përpunon dhe më pas vendos dhe zgjedhjet dhe zgjidhjet janë vërtetë mbresëlënëse”, pohon skenaristja Fejzaj. Filmi një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ngjarjet vendosen në Tiranë dhe skenaristja Linda Fejzaj tregon se në qendër të këtij skenari është jetesa e një çifti në moshë superiore (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë ju duhet të jetojnë vetëm. “Djali i tyre ju siguron një punëtore shtëpie që është infermiere. Ajo çka ka të veçantë, është një marrëdhënie unike e çiftit, një dashuri që vazhdon të egzistojë jo vetëm e fortë, por edhe disi ndryshe. Një letërkëmbim i tyre plot pasion, mënyrë e zgjedhur për të mbajtur gjallë atë çka ka në vetvete martesa” zbulon skenaristja Linda Fejzaj për filmin artistik që ka nisur xhirimet në Tiranë. Në film, sipas skenaristes gjatë gjithë kohës këtë marrëdhënie të tyre e shoqërojnë tingujt e magjishëm të pianos “Bolero” e Ravelit. “Ngjarjet alternohen dhe sjellin në dukje ngjarje me gjendje dhe emocione të forta. Infermierja, që është punëtore shtëpie nuk është ajo që ata mendojnë, këtë do e zbulojë vajza e pleqve që është gjykatëse. E kaluara e saj ka qenë përtej asaj që mund të mendohet”, vijon të tregojë Fejzaj.

Bashkëpunimi me regjisorin për filmin

Filmi “Bolero në vilën e pleqve” nisi xhirimet këtë të hënë dhe sipas skenaristes Linda Fejzaj është më shumë se normale, se përveç ankthit të pritjes, është edhe kënaqësia dhe krenaria e të paturit fat të punoje për një projekt të tillë. “Edhe pse kam pasur bashkëpunime me shtëpi filmi të huaja, ky mendoj se është ndër projektet që për mua merr rëndësinë e veçantë, jo vetëm se është një subjekt shumë i mirë, por edhe për faktin se të punoje me Spartak Pecanin është një shkollë e madhe”, pohon ajo. Për këtë projekt filmi që tashmë ka marrë vëmendje për zhvillimin e tij, skenaristja tregon se mjaftoi një telefonatë nga ana e regjisorit dhe pyetja nëse e kishte lexuar romanin e Fatos Kongolit për të nisur puna për skenarin. “Një mëngjes dhe ashtu prerë shumë pak fjalë më pyeti nëse e kisha lexuar  “Bolero në vilën e pleqve” të Fatos Kongolit. Ju përgjigja jo, dhe nuk e dija arsyen e pyetjes. Atëherë merre dhe lexoje, ke dhjetë ditë në dispozicion për të lexuar me vëmendje. E mora thuajse brenda orës, duke shëtitur në të gjitha libraritë dhe falë zotit e gjeta. Nuk bëra asgjë tjetër veç u ula ta lexoj nga ora 12 e mesditës dhe e mbylla diku pas mesnate. Në ditën e nesërme e telefonoj dhe i them se romanin e lexova. I fola mbi të gjithë elementët që më pëlqenin, padyshim theksova se edhe pse nuk ka dialog të rrëmben, të bënte ta dashuroje ngjarjen. Ai më dëgjoi dhe vazhdoi duke më surprizuar e dua veprën skenar, e di që e bën”, tregon skenaristja Linda Fejzaj, që ka shkruar skenarin e filmit. Sipas saj, filmi ka nisur të realizohet si projekt pas një pune tre vjeçare.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 07:32

Komedia "Tag" nga Bashkim Hoxha dhe me regjisore Andia Xhunga është rikthyer për publikun në skenë te “arTurbina”. Vepra pas mbrëmjes së të enjtes, vjen për publikun edhe në datat 15-16 dhjetor.

Postuar: 14/12/2018 - 07:31

Ekspozita “Plein Air” mbërrin në edicionin e katërt në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 14/12/2018 - 07:26

Kompozitori i mirënjohur, profesor Thomas Simaku është në jurinë ndërkombëtare të vlerësimit të v

Postuar: 14/12/2018 - 07:22

Ekspertët europianë kanë publikuar raportin për rehabilitimin e monumenteve pas-bizantine në Vosk

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në ske

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V