BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Kultura

Botimet e vitit të parë të QSPA dhurohen në Akademinë e Studimeve Albanologjike

Botimet e vitit të parë të QSPA dhurohen në Akademinë e

Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët i dhuroi katër botimet e vitit të parë të funksionimit të saj Akademisë së Studimeve Albanologjike. QSPA shprehet se ky dhurim bëhet jo vetëm në kuadrin e memorandumit të bashkëpunimit midis saj dhe ASA-s, por edhe në kuadrin e destinimit të kushtëzuar ligjërisht të këtyre botimeve për të gjitha qendrat akademike dhe studimore e bibliotekat në territorin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Italisë së Jugut e Zarës së Kroacisë. Ditët e fundit, drejtoresha ekzekutive prof. Diana Kastrati, e shoqëruar nga dr. Silvana Nini, autore e njërit prej botimeve të këtij viti, si dhe nga znj. Klevina Zhuri, punonjëse pranë QSPA-së, zhvilluan një takim të përzemërt me rektorin e ASA-s prof. Marenglen Verli, ku u fol jo vetëm mbi librat, por edhe mbi bashkëpunimet e ardhshme midis këtyre dy institucioneve. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot ASA) u riorganizua si institucion kërkimor-shkencor më 10 mars 2008 dhe ka statusin e një qendre ndëruniversitare. Qendra e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë të botës shqiptare. Kryen kërkime në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj. Krahas kërkimit në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj., rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.