BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Botues dhe shkrimtarë kundër Ministrisë së Kulturës: Libri i vdekur, edhe me ligjin e ri

Botues dhe shkrimtarë kundër Ministrisë së Kulturës:

Botues dhe autorë të ndryshëm pohojnë se libri është në ditët e tij më të vështira. Sipas tyre edhe me projektligjin e ri që ka prezantuar Ministria e Kulturës libri nuk ka vëmendjen që duhet. Botuesi Xhevair Lleshi nga shtëpia botuese “Uegen” shprehet se në Shqipëri lexohet jashtëzakonisht pak, ndaj dhe libri ka vdekur. Në një kohë kur mungojnë politikat në ndihmë të librit, ai shprehet se në projektligjin e ri të librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka një sërë mangësish. “Edhe me ligjin e ri, libri sërish është i vdekur. Shtëpitë botuese presin ngushëllime. Në një vend të vogël si Shqipëria jonë e dashur, libri është i varur nga lëvizja sponsorizuese e shtetit, ose e asaj që quhet ndryshe Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit (QKLL). Unë nuk shoh që sponsorizuesit deri në x për qind të realizimit të të ardhurave t’i zbriten nga detyrimi i tyre tatimor ndaj shtetit (që t’u njihen si shpenzime në bilanc). Nuk pashë gjëkund detyrimin që ka shteti (QKLL) ndaj librit për bibliotekat publike në qendrat e bashkive të vendit dhe të njësive bashkiake të Tiranës. Shteti duhet të blejë të paktën nga pesë ekzemplarë për çdo titull të botuar për këto biblioteka”, pohon në reagimin e tij botuesi Xevair Lleshi. Më tej ai shton se në asnjë rresht të projektligjit nuk  shprehet konkretisht që shkollat e mesme në vendin tonë duhet të kenë në bibliotekat e tyre zinxhirin e botuar të letërsisë së rekomanduar nga lënda e letërsisë (dhe të lëndëve të tjera) deri në pesë ekzemplarë për çdo titull, por sipas tij problemet vijojnë dhe me bibliotekat e shkollave 9-vjeçare. Një tjetër mangësi ka të bëjë dhe me krijimin e bibliotekave apo dhe pajisjen e bibliotekave të universiteteve, etj, me libra. “Nuk gjeta asgjë për detyrimin e QKLL ndaj bibliotekave të shkollave 9-vjeçare dhe të të arsimit parashkollor, për pajisjen e tyre të studiuar sipas programeve mësimore dhe edukative për librat fëminorë, po edhe të rekomanduar për lexime jashtë klase e shkolle. Por asgjë nuk mbaron me kaq për detyrimin e shtetit (QKLL) që nuk i pashë në ligj për pajisjen e bibliotekave të burgjeve, të reparteve ushtarake, të universiteteve, të policisë së shtetit etj, ose për krijimin në qendrat rurale të bibliotekave të shkollave dhe të komunitetit. Kjo përbën një rëndësi të dorës së parë për rritjen e lexueshmërisë në zonat rurale e sidomos ato që janë të thella”, pohon botuesi Lleshi. Me vërejtjet që ka për QKLL, e cila është kryesore në projektligjin e librit që ka përgatitur Ministria e Kulturës, botuesi Xhevair Lleshi shton më tej se shtëpitë botuese përballë këtyre problemeve ku askush nuk vëmendje janë në mjerim. “Në Shqipërinë e sotme lexohet jashtëzakonisht pak, ndaj dhe libri ka vdekur, për rrjedhojë dhe shtëpitë botuese, të kredhura edhe ato në mjerimin shtetëror presin vetëm ngushëllime, por vetëm nga krerët e këtij vendi të lënë në dorë të...askujt”, përfundon botuesi Xhevair Lleshi nga “Uegen”.

Pengesat për librin

Shkrimtari Vasil Premçi pohon se në përgjithësi libri artistik po kalon ditët e tij më të vështira gjatë këtij tranzicioni të gjatë. “Tashmë atij i duhet “përballet” jo vetëm me problemet e natyrës vetiake, që kanë të bëjnë me cilësinë dhe mjeshtërinë letrare, por edhe me pengesa të natyrës burokratike të cilat “mund ta asfiksojnë plotësisht”. Kujdesi i Ministrisë së Kulturës dhe i shtetit për librin tanimë përfaqësohet nga një rrjet i stërholluar burokratik, mjaft i kontrolluar, ndërsa mendimi dhe zëri i shkrimtarëve as që bëhet fjalë të merret në konsideratë”, pohon shkrimtari Premçi, sipas të cilit dhe ky projektligj nuk zgjidh gjë nga problemet. Ai vijon se realiteti i dhimbshëm e alarmues i mundësive për botimin e librave dhe i cilësisë së tij flet për keq më mirë se çdo fjalë tjetër, mendim apo opinion. “Nëse disa shtresa shoqërore, si minatorët, naftëtarët, peshkatarët e ndonjë shtresë tjetër kanë arritur përmirësime të vogla në lidhje me trajtimin e tyre, shkrimtarët dhe artistët janë “dënuar” të krijojnë  në një tunel të errët dhe pas asnjë dritë në fundin e tij”, shprehet shkrimtari Premçi.

 Nga Julia Vrapi