BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Botuesit, apel qeverisë: Pasurimi i bibliotekave publike të shpallet prioritet kombëtar

Botuesit, apel qeverisë: Pasurimi i bibliotekave publike të shpallet

Bibliotekat janë bosh dhe për botuesit nga shteti deri tani kanë munguar politikat ndihmëse për pasurimin e tyre. Në ditët e panairit të 20 të Librit në Tiranë botues të ndryshëm pohojnë se është detyrë e shtetit, që mos të lërë në harresë librin dhe bibliotekat. Sipas tyre duhet shpallur si prioritet kombëtar pasurimi biblioteka ve publike, të shkollave, institucioneve arsimore publike, të bashkive e komunave. Këto furnizime të bëhen të hapura, transparente, jo me lista klienteliste, por bazuar në vlerat e librave e autorëve. Botuesi Xevair Lleshi me botimet “Uegen” dhe Frano Kulli me nga enti botues “Gjergj Fishta” pohojnë se në përgjithësi, për sektorin e librit nuk ka mbështetje të qartë. Sipas tyre e rëndësishme do ishte furnizimi i bibliotekave të shkollave dhe qyteteve, siç e ka gjithë rajoni, për të cilën duhet të merret shteti. Botuesi Xhevair Lleshi pohon se për këtë situatë përgjegjësia është e njerëzve që bëjnë politikat për librin në vend. “Gjuha shqipe dhe letërsia kanë vdekur, është hapur vdekja e tyre dhe mendohet që libri në mënyrë private ka zgjedhur rrugën për të vajtur në parajsë, kurse rrugët e tjera nuk i ndjek dot në ferr, sepse në ferr do të shkojnë ata që janë pushtetarë. Ata që kanë udhëhequr punët dhe i kanë bërë çorbë deri tani. Bibliotekat  duhet të jenë prioritet kombëtar, por nuk janë dhe as nuk kanë për të qenë nga shteti. E di shumë  mirë psikologjinë e politikave, është psikologjia e njerëzve që është në pushtet”, pohon botuesi Lleshi. Sipas tij libri ngelet stok, sepse nuk vete në biblioteka ku pjesa më e madhe as nuk ekzistojnë . “Librat ngelen stok sepse nuk ka shpërndarje të librit. Nuk vete në asnjë bibliotekë shkolle, ushtrie, etj, që as nuk ekzistojnë më”, pohon botuesi i njohur. Sipas tij, në kohën e regjimit komunist kanë qenë aktive (1946 - 1990) 28 biblioteka rrethesh (të m mirëfurnizuara), 74 biblioteka burgjesh (kampe riedukimi, siç quheshin), 12 biblioteka kampesh pune, 672 biblioteka në fshatra (vatra kulture), 21 biblioteka universitetesh dhe institutesh (shkencore dhe studimore), 336 biblioteka në ndërmarrje industriale dhe ferma bujqësore, 2154 biblioteka në shkolla tetëvjeçare, 280 biblioteka shkollash të mesme. Por po ashtu dhe për posta kufitare apo dhe në spitale bibliotekat nuk mungonin në ato vite. “Kanë qenë 132 biblioteka në vatrat e kulturës të reparteve ushtarake, 46 biblioteka në postat kufitare tokësore, 12 biblioteka në postat kufitare bregdetare, 13 biblioteka në spitalet civile e ushtarake, 22 biblioteka rajonale në Tiranë dhe 11 në qytetet industriale, 26 biblioteka në shtëpitë e pushimit të punëtorëve dhe të pionierëve të Shqipërisë”, shton më tej botuesi Lleshi. Ai tregon se në total në gjithë vendin tonë ishin 1372 biblioteka që furnizoheshin me nga 5 libra deri në 10 libra për çdo titull të botuar. “Numri i librave që shkonte në to arrinte nga 6 860 libra deri në 13 720 libra. Po sot çfarë kemi?Asgjë. Ne vetëm ngremë zërin, por nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Bibliotekat janë bosh”, thekson botuesi Xhevair Lleshi.

Furnizimi ime libra kërkesë jetike

Edh për botuesin Frano Kulli është kërkesë jetike furnizimi i biblioteka me libra dhe kjo të ishte dhe rruga më serioze, që libri të qarkullonte te lexuesit. “Është kërkesë jetike për furnizimin e bibliotekave, të ketë vëmendje si një prioritet kombëtar. Kjo të jetë kërkesë jetike ose shtylla kryesore  në punën me librin në Shqipëri, sepse ndërtimi dhe një funksionimi i një politike të tillë do të ishte rruga më serioze e qarkullimit të librit tek lexuesi”, pohon botuesi Frano Kulli nga enti “Gjergj Fishta”. Sipas tij është i njohur fakti që rrejti i qarkullimit të librit është ndër më  difektozët që përbën ekonominë  e tregut në përgjithësi. “Vëmendja te biblioteka, furnizimi i tyre me libra, fonde të veçanta për furnizimin e bibliotekave do të ishte një mekanizëm shumë i rëndësishëm, që do të ndërtonte një marrëdhënie të re të punës me librin në Shqipëri. Detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe MAS. Minimumi do të ishte që një marrëdhënie e tillë të ndërtohej me bibliotekat kryesore të Shqipërisë dhe më pas të vijonte dhe më tej”, vijon botuesi Kulli. Furnizimi i bibliotekave si ato të shkollave, qyteteve, etj, ka disa vite që nuk po ndodh dhe botuesit pohojnë se nuk është hera e parë që kërkojnë vëmendje nga shteti.

Nga Julia Vrapi