Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Breza në artet figurative”, 28 artistë me 65 vepra në Muzeun Historik Kombëtar

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeun Historik Kombëtar. E reja dhe tradita vijnë të ndërthurura në ekspozitë këto ditë nëntori për publikun. Këtë edicion prezantohen punët e 28 artistëve. Piktorë dhe skulptorë, emra të njohur por dhe të rinj që prezantojnë krijimtarinë e tyre. Edhe këtë edicion nuk mungojnë dhe veprat e artistëve të njohur shqiptarë që edhe pse janë ndarë nga jeta, për kuratorin dhe piktorin Robert Përmeti janë pjesë e rëndësishme e ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar. Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut ka angazhuar një pjesë të artistëve, që kanë sjellë portrete kushtuar heroit tonë kombëtar. Spikasin në ekspozitë dhe peisazhe, natyrat e qeta si dhe kompozime. Organizatori dhe kuratori Robert Përmeti tregon se e gjithë krijimtaria që është prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar merr një rëndësi të madhe, pasi janë vepra arti që ekspozohen për herë të parë për publikun. “Marrin pjesë 28 autorë që janë piktorë dhe skulptorë, dhe në ekspozitë janë 65 punë. Punimet janë të realizuar kryesisht vitin e fundit, por dhe vepra që janë krijuar më parë. Janë me rëndësi sepse prezantohen për herë të parë për publikun. Në ekspozitë mbizotëron portreti i kompozuar, ka vepra që janë kompozime, peisazhe të ndryshme dhe natyra të qeta”, tregon piktori dhe organizatori Robert Përmeti. Këtë vit ekspozitën e ka përkrahur jo vetëm Ministria e Kulturës, por dhe Bashkia e Tiranës. Në ekspozitë prezantohen veprat e autorëve si Guri Madhi, Sali Shijaku, Shaban Hysa, Lec Shkreli, Anastas Kostandini,  Robert Përmeti, Idriz Balani, Genti Proko etj. Piktori Robert Përmeti që e organizon këtë ekspozitë që në edicionin e parë, tregon se punët e artistëve gjithashtu janë të përfshira në një katalog. “Ekspozita hapet me dy kollosë të pikturës shqiptare që janë Guri Madhi dhe Sali Shijaku. Këta dy autorë janë prezantuar me kompozime. Në ekspozitë të tjerë autorë që janë prezantuar edhe me portrete ia kanë kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë që është dhe Viti i Skënderbeut. Ne kemi bërë një katalog që përmban punët e gjithë autorëve pjesëmarrës”, vijon të tregojë piktori Robert Përmeti.

Arti dhe trashëgimia

Kuratori i kësaj ekspozite, Robert Përmeti tregon se qëllimi është jo vetëm të tregojnë punimet në pikturë e skulpturë, por dhe të bëhen bashkë në një ekspozitë për të sjellë tek publiku të renë dhe traditën. “Mes autorëve në ekspozitë janë dhe nga ata që nuk jetojnë më, por shumë të vlerësuar me krijimtarinë e tyre në pikturë. Grupimi “Breza në artet figurative” u krijua për të ruajtur gjallë mesazhin që arti vjen mbi supet e njëri- tjetrit si çdo trashëgimi tjetër. Nuk jemi ne ata që themeluan artin, por janë një brez i tërë, piktorë që viti 800 që kanë lënë gjurmë dhe arrijnë deri më sot të flasin me krijimtarinë e tyre. Piktori mund të ndahet nga jeta, por vepra e tij nuk vdes. Ky është mesazhi, një vepër arti që ka vlera e thotë fjalën e vet dhe e përfaqëson kohën që është bërë”, tregon piktori Përmeti. Ekspozita vjen dhe këtë vit duke u bërë pjesë e jetës artistike në Tiranë, ku publiku do të krijoje idenë dhe do të marrë mesazhin se arti ecën mbi bazë trashëgimie. Por sipas piktorit Robert Përmeti prej vitesh kjo ekspozitë vijon të hapet në Muzeun Historik Kombëtar pasi Galeria Kombëtare e Arteve vijon të jetë një institucion larg artistëve të artit figurativ. “Ne e hapim ekspozitën në Muzeun Historik Kombëtar, sepse Galeria Kombëtare e Arteve për ne ka mbyllur dyert. Jo vetëm për mua, por për shumë piktorë nuk ekziston”, vijon piktori Robert Përmeti. Ekspozita “Breza në artet figurative” do të qëndrojë dhjetë ditë për publikun në MHK./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje