Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Breza në artet figurative”, 28 artistë me 65 vepra në Muzeun Historik Kombëtar

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku. Vetë teatri ka publikuar përmes fotove disa nga momente nga premiera “Ditari i Ana Frank”. “Një familje gjithnjë e më e madhe. Po ndajmë me ju disa momente nga premiera e “Ditari i Ana Frank”. Faleminderit trupës së aktorëve për performancën e jashtëzakonshme, regjisores Armela Demaj dhe publikut për pritjen e ngrohtë”, shkruan teatri. Për regjisoren Armela Demja kjo është një vepër me mesazhe universale. ““Ditari i Ana Frank” është një vepër universale, pavarësisht se ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, 60 vjet më parë. Po të shohësh në Shqipëri histori paralele e njëjtë ka ndodhur me çamët gjatë fillimit të shekullit të kaluar. Është duke ndodhur aktualisht në Lindjen e Mesme, kështu që historia e Ana Frank dhe familjes së saj është një histori që përsëritet”, shprehet regjisorja Armela Demaj. Shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett, interpretojnë aktorët Bruno Shllaku, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Ezra Vogli, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mario Bali, Marius Dhrami, Marjana Kondi, Myzafer Zifla, Paola Xhafa, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Valdano Bajram, Vanesa Guri. As/regjisor Edvin Mustafa, skenografia Enio Shehi, koreografia Erdet Miraka, kostumografia Jonida Beqo, identiteti vizual Vincenzo Giannatasio. Po aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë një zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore. “Mbushur me shpirtin plot dritë të autores, dëshirës së saj të pakufijshme për gjithçka të bukur e të mirë, ditari hedh dritë edhe në procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, komplekse e pasionante, ndërkohë që ajo bie në dashuri, bëhet një grua dhe lufton të mbijetojë së bashku me familjen e saj në mes të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike”, thuhet në materialin për veprën teatrore, që do të jetë premierë në skenën e Teatrit Metropol dhe në role me aktorë të njohur të teatrit, por dhe emra të rinj. Në regjinë e Armela Demaj, teksti fitues i çmimit “Pulitzer”, shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett do t’i sjellë publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:37

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova.

Postuar: 11/12/2018 - 07:35

Qeveria dyfishon çmimin e biletës për publikun në katër ditë të javës në Teatrin Kombëtar, por rr

Postuar: 11/12/2018 - 07:33

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit pritet të mbyllet, sipas një shkrese zyrtare që drejtori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në ske

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “