Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bruno Shllaku sjell sonte premierën “Të korrat e gjelbërta" në Metropol

Postuar: 14/06/2019 - 07:37

Drama “Të korrat e gjelbërta" shkruar dhe me regji nga Bruno Shllaku vjen mbrëmjen e sotme premierë në skenën e Teatrit të Metropolit. Një dramë, që ka në role aktorë të njohur të teatrit dhe për tre net me radhë do të jetë në skenën e Metropolit para publikut. Me regji nga Bruno Shllaku, ngjarjet e veprës janë të hedhura në harkun kohor 1945-1967. Sipas autorit ishte një periudhë e egër ato vite dhe në pjesë janë dhe disa kujtime të xhaxhait të tij. “Unë jam inspiruar nga vepra " Rrno për me tregue" e At Zef Pllumit si dhe nga kujtime të trishta të të mbijetuarve në burgjet famëkeqe të Spaçit, Burrelit e Korçës. Një periudhë e egër e ç'mobilizimit me dhunë e terror të kulteve e njerëzve që shërbenin në to. Unë veprën e At Zef Pllumit  e kam bërë në letërsi, por gjërat që më kanë inspiruar më shumë janë kujtimet e xhaxhit tim në burgun e Korçës, në kohën kur thahej këneta e Maliqit, si dhe disa materiale autentike të punimeve të disa nga priftërinjve më në zë që ka pasur në atë kohë Shqipëria e Veriut si njerëz të letrave, si poliglot, etj”, tregon regjisori Shllaku. Por më tej ai tregon se ka përdorur dhe të tjera materiale për pjesën teatrore, që janë ofruar nga familjarët e viktimave. “Jam munduar që të marr dhe disa dokumente të tjera që mi kanë ofruar familjarët nga qëndrimi i këtyre njerëzve në momentet pak çaste para pushkatimit dhe si dhe qëndresat në burgje në momentet e agonisë kur këta njerëz i bënin thirrje vetvetes që të vdesin për një ideal të ri dhe botë tjerë dhe jo kjo botë që të merr frymë dhe për disa budallallëqe të çon në litar”, vijon më tej regjisori për shfaqjen që sonte vjen premierë në teatrin Metropol.

Aktorët në vepër

 Kjo shfaqje përshkruhet me nota e ngjyra nga më të dhimbshmet e të pakrahasueshme as me shekullin e mesjetës. “Të korrat e gjelbërta” thuhet në materialin e veprës, është një tragjedi që nëpërmjet emocioneve të harmonizuara mjaft mirë me ngjarjet dhe materialin dramaturgjik, bën që aktorët Mimoza Marjanaku, Dana Xhaj e Bruno Shllaku që vjen në rol të transmetojnë rrënqethtazi tragjedinë e atyre njerëzve, tashmë Martire të Kombit. Rolet e tjera të veprës interpretohen nga aktorët Kliti Roshi, Fran Vukaj, Gjovalin Kolaj, Megi Kolaj, Piero Boseta, Marviks Shantoja etj. Në materialin e veprës tregohet se historitë e kësaj drame-tragjedi shpluhurosen fortazi nga copëzat e jetës, disi të harruara nga ne. “Një mesazh kardinal është " bashkëegzistenca dhe bashkëjetesa e komuniteteve të ndryshme fetare mes tyre". Aty nën persekucionin e egër dhe në ambientet e mobiluara me tela me gjemba, ku të jep përshtypjen e një bote të harruar, aty në të vërtetë qëndron besimi se një ditë për fe, atdhe e flamur, të gjithë le të bëhemi fli”, vijon  materiali për veprën teatrore. Mjaft interesante në shfaqje janë dhe figurat e hetuesit e Kliti Roshit dhe Hafizit e Fran Vukaj. Vepra teatrore vjen mbrëmjen e sotme në skenë për të vijuar dhe të shtunën e të dielën në teatrin Metropol dhe duket se është nga premierat e fundit këtë sezon. Ky sezon artistik ka sjellë shfaqje të ndryshme teatrore, vepra shqiptare dhe të huaja dhe në ditët e  qershorit është regjisori Bruno Shllaku me dramën “Të korrat e gjelbërta”. Me aktivitetin e tij në teatër dhe në kinema Bruno Shllaku është një emër i vlerësuar. Në vitin 1982 për vlerat e tij artistike do të emërohet si aktor pranë Teatrit profesionist “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Roli i tij i parë do të jetë ai në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku. Më tej do të vazhdonin role të tjera si në dramat “Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj. Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi.  

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/11/2019 - 07:50

Piktori i njohur Anastas Kostandini i vlerësuar me aktivitetin tij brenda dhe jashtë vendit, së fundmi prezantoi veprat e tij me piktura në Gjermani.

Postuar: 10/11/2019 - 07:48

Shfaqja “Collective Trip 7.0” vjen në skenë për publikun me interpretimin e artistëve

Postuar: 10/11/2019 - 07:47

 Për kinematografinë në vend flitet shumë, por me probleme janë dhe prodhimet e filmave të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:34

Pas prezantimit të suksesshëm në Prishtinë, ku fitoi çmimin e publicistikës, ditari dokumentar dh

Postuar: 09/11/2019 - 07:33

Ekspozita me titull “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” vjen për publikun me vepr

Postuar: 09/11/2019 - 07:31

Rrugëtimi i produksionit të Teatrit Kombëtar, "Xhelatët" është drejt fundit.

Postuar: 09/11/2019 - 07:30

Cirku Kombëtar në pritje të drejtorit të ri, por ende nga Ministria e Kulturës nuk është hapur nj