BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Buron Kaceli: Ekspozita ime e parë këtë vit me rreth 40 punime, publiku do të njihet me veprën time në art dhe cilësitë e saj

Buron Kaceli: Ekspozita ime e parë këtë vit me rreth 40 punime,

Piktori Buron Kaceli hap në ditët e fundit të janarit ekspozitën e tij të parë këtë vit. Ai do të prezantohet para publikut me një përzgjedhje të punëve të tij, që janë realizuar gjatë 15 viteve. Ekspozitën e parë personale në Vlorë Buron Kaceli “Mjeshtër i Madh” e hap më 29 janar. Ekspozita do të hapet në galerinë e arteve të qytetit, ku mjeshtri Kaceli thotë se publiku do të njihet përmes punëve të tij se kush është ai si piktor në aspektin artistik. “Në Vlorë më 29 janar unë do të hap ekspozitën time personale. Publiku të njohë Buronin nga afër se kush është si piktor, në aspektin artistik e shpirtëror të tij. Për tu njohur me veprën time artistike, me cilësitë e saj, me individualitetin tim artistik”, thotë Kaceli. Në këtë ekspozitë piktori i njohur do të prezantohet me rreth 40 punime në pikturë. Buron Kaceli tregon se janë punime të gjitha gjinive. Ai thotë se si piktor ka qenë në Vlorë me koloni të piktorëve, por personale kjo është e para. “Për mua si piktor është ekspozita e parë personale. Kam ekspozuar nëpër koloni në Vlorë bashkë me autorë të tjerë, por vetëm me punët e mia kjo është e para. Në ekspozitë do të jenë rreth 40 punë të bëra në këto 15 vite. Kisha menduar diku te 70, por duke qenë se janë pak me përmasa dhe të mos jetë e ngarkuar mendova me rreth 40 punime, që janë të gjitha gjinive, me kompozime, peisazhe, portrete e natyra të qeta”, tregon Kaceli.

Rreth aktivitetit

Ky është prezantimi i parë këtë vit para publikut për piktorin Buron Kaceli, për të vijuar dhe me të tjera veprimtari gjatë 2022 në fushën e arteve pamore. Piktori thotë se Vlora bën aktivitete të bukura në drejtim të arteve pamore. “Edi Kojani drejtor i galerisë së artit në Vlorë është shumë aktiv. Në verë kur ishim në një koloni më shprehu dëshirën që të ekspozoja në Vlorë. Unë kam ekspozuar në disa qytete si Shkodër, Durrës Fier, Berat, Sarandë dhe më pëlqeu si ide. Pranova me kënaqësi, sepse Vlora ka artistë shumë të mirë dhe ka traditë. Kam dhe shumë miq të mi atje, artistë mjaft të mirë dhe do të jem me shumë kënaqësi në Vlorë”, tregon ai. Piktori shprehet se pandemia nuk ka qenë shumë pengesë në aktivitetin e tij. Buron Kaceli thotë se gjatë kohës kur ishin kufizimet i është rikthyer shumë motiveve. “Në pandemi, unë si shumë të tjerë intelektualë dhe njerëz që dinë ta shfrytëzojnë kohën jam munduar ta shfrytëzoj maksimalisht me atë mundësi që na dha për të punuar. I jam kthyer disa motiveve dhe e kam shfrytëzuar kohën”, thotë ai. Buron Kaceli është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e pamohueshëm në jetën artistike dhe kulturore të vendit, si një ndër artistët e rëndësishëm me një krijimtari të bollshme të nivelit mjaft të lartë e me ndikim të rëndësishëm në zhvillimet e artit tonë bashkëkohor. Buron Kaceli i njohur dhe i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit ka krijuar individualitetin tij artistik, duke bërë që punët e tij të jenë dhe galeri shtetërore dhe private në vend dhe në botë. Ekspozita e parë personale në Vlorë e piktori Buron Kaceli do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 shkurt.

Më të lexuarat