
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 25 Janar 2023

Artistë të njohur të peizazhit janë bërë bashkë me një ekspozitë këtë muaj të parë të vitit. Artistët e grupimit artistik "Plein Air" çelën ekspozitën e radhës në hollin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Në të ekspozohen peizazhe të përzgjedhur nga i gjithë produkti artistik i realizuar gjatë vitit 2022 nga piktorët. Në ekspozitën "Plein Air” 8 marrin pjesë artistët më të njohur të peizazhit; Agim Kadillari, Agron Polovina, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Pashk Përvathi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili, Xheneta Kadillari e Zaim Elezi. Piktorët e grupimit artistik “Plein Air” edhe pse secili me individualitetin e tij krijues, që ndjehet për nga këndvështrimi, mjetet shprehëse si dhe nga dashuria për natyrën, janë mbledhur sërish së bashku për të realizuar edhe ekspozitën e tetë. Piktori Buron Kaceli “Mjeshtër i madh” shprehet se këtë vit artistët pjesëmarrës prezantohen me nga katër punime në pikturë. Sipas tij nga viti në vit në ekspozitën “Plein Air” ka ardhur duke u rritur dhe niveli artistik. Piktori shprehet dhe për rëndësinë e kësaj ekspozite, që sipas tij çdo aktivitet artistik është me vlerë jo të vogël në vendin tonë. “Sa më tepër aktivitete të ketë aq më mirë, sidomos kur janë aktivitete të një niveli të mirë dhe me artistë të njohur. Janë kontribute të mëdha në jetën që bëjmë ne, që ka nevojë shumë më tepër për art nga sa ne shohim e përjetojmë. Në këtë kuadër dhe kjo ekspozitë këtë vit është një kontribut. Gjatë kësaj periudhe grupi ynë i “Plein Air” e ka trajtuar peizazhin në mënyrë mjaft të shpeshtë dhe të mirë me rezultate. Nga viti në vit ekspozitat e “Plein Air” kanë ardhur duke formuar kualitete më të larta artistike. Në këtë mënyrë sjellin dhe risi, sepse çdo nivel i mirë është një e re pozitive për jetën artistike dhe kulturore të vendit tonë”, tregon Buron Kaceli.
Ekspozita dhe punimet
Ekspozita që u hap këtë janar me artistët e grupit “Plein Air” duhet të ishte hapur vitin që lamë pas. Për shkak të mungesës së sallave për ekspozita, artistët u detyruan që ekspozitën e vitit 2022 ta hapnin në janar 2023. Piktori Buron Kaceli “Mjeshtër i madh” thotë se nuk është e lehtë që grupimet e artistëve të hapin ekspozita. “Për ne artistët e artit pamor nuk është kollaj të bësh ekspozita, sepse kanë mbetur pak salla ku të ekspozojmë. Këtë ekspozitë e kemi te holli i Muzeut Historik Kombëtar, që nuk ofron mjaftueshëm për të paraqitur mirë pikturat. Jemi10 artistë këtë vit me nga 4 punë. “Plein Air” përgjithësisht ka peizazhe çdo vit. Peizazhe nga natyra jonë, qytetet tona, etj. Në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit. Kjo ekspozitë duhet të ishte bërë në muajin nëntor të vitit 2022, por për shkak të mungesës së sallave e bëmë këtë janar”, thotë ndër të tjera piktori Buron Kaceli për ekspozitën, që këtë vit publiku mund të shohë punimet e piktorëve të njohur në Muzeun Historik Kombëtar. Me krijimtarinë e tyre për publikun piktorët u përcollën me interes dhe në ekspozitën, që ishte e shtata për këtë grupim.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
