BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Butrint, përfundon restaurimi i “Portës me Kulla”

Butrint, përfundon restaurimi i “Portës me Kulla”

Restaurimi i objektit “Porta me Kulla” në Butrint ka përfunduar. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se falë këtij projekti u bënë ndërhyrje në monument, duke e kthyer në atraksion edhe më tërheqës për vizitorët. “Përfundon restaurimi i objektit “Porta me Kulla”, në parkun kombëtar të Butrintit. Projekti i financuar në kuadër të projektit Mo.Na - Interreg IPA, Balkan Mediterranean, bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në monument, duke e rikthyer kështu në një atraksion edhe më tërheqës për vizitorët e Butrintit”, shprehet Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që ka publikuar edhe një video nga parku i Butrintit. “Porta me Kulla” ndodhet në afërsi të Bazilikës së Madhe, pranë rrënojave të ujësjellësit antik. Ajo datohet në shekullin III para Krishtit. Kjo portë përbëhet nga dy kulla, një kullë katërkëndore në anën perëndimore dhe një kullë në formë patkoi në anën lindore. Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Parku kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Sipas specialistëve, krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit dhe për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve.