
“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri


Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Parku kombëtar përmes një materiali në faqen e tij bënte me dije një ditë më parë se kjo ndodhi në sesionin e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore. “Butrinti 30 vjet në UNESCO. Si sot 30 vite më parë në Santa Fe, të Nju Meksiko-s, SHBA u mblodh sesioni i 16-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e trashëgimisë kulturore botërore sipas kriterit (c iii). Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si pasuri botërore e UNESCO-s kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i parkut kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore”, thuhet në material. Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si monument kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të kulturës së Shqipërisë. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj. Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik.
Më të lexuarat


Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT
