BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Kultura

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte

Për të dytin vit u hap thirrja për “Bonusin e Rijetësimit”. Në vitin 2023 me një buxhet më të madh se viti 2022, Ministria e Kulturës dje hapi thirrjen për aplikime. Sipas MK, “Bonusi i Rijetësimit” gjatë vitit 2023, do të mbështesë pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të objekteve që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë statusin pasuri kulturore. Për vitin që lamë pas Ministria e Kulturës pati një fond prej 10 milionë lekësh të reja për projektet e “Bonusit të Rijetësimit”. Një ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehej në rrjete sociale këtë vit do të përkrahen ato projekte me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social. “Për të dytin vit hapim thirrjen për “Bonusin e Rijetësimit”, skemën mbështetëse të kujtdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike. Këtë vit buxheti për “Bonusin e Rijetësimit” është 50 për qind më i madh se një vit më parë. Përpos ruajtjes dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të objektit apo kompleksit ku ai bën pjesë, edhe këtë vit do të përkrahen ato projekte me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social të komunitetit të zonës; do të përkrahen të rinjtë, gratë e vajzat, individët me aftësi ndryshe dhe emigrantët që zgjedhin të investojnë në vendin e tyre”, shprehej një ditë në parë ministrja Elva Margariti. Thirrja u hap më datë 30 janar dhe do të qëndrojë deri më 10 mars 2023. Aplikimi për këtë mbështetje kryhet përmes portalit e-Albania, ku gjenden dhe kriteret e afatet e aplikimit. Për vitin 2022, aplikuan 96 individë dhe u mbështetën nëpërmjet kësaj nisme 41 projekte fituese në Shkodër, Krujë, Berat, Gjirokastër, Korçë, Përmet, Pogradec, etj,

 Objekt i financimit për 2023

Ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuritë e paluajtshme në pronësi private, të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të: ansamblit historik urban qendrave historike financohen deri në 1.000.000 lekë (një milion). Ndërhyrje për restaurim/ rijetësim të pjesshëm ku përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike (QH), zonës së mbrojtur në kufi me QH, që ka ndikim në peizazhin historik urban të saj, lagjeve të banuara brenda mureve rrethues të kalave, ose kanë statusin pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, financohen deri në 6.000.000 lekë/vit. Veprimtaria ekonomike e propozuar në aplikimet për financim, sipas pikës B, me karakter rijetësues, në kuptim të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, mund të jetë, por pa u kufizuar, për shërbim hotelerie, dyqan souvenir/artizanati/antikuari/bizhuterish, librari, videoteka, galeri arti dhe mjete pune, punishte, gastronomi për produktet vendase, pikë informacioni për turistët, agjenci turistike.

Më të lexuarat