Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Carmina Burana”, për herë të parë vjen në versionin e saj origjinal në skenë

Postuar: 12/10/2019 - 08:03

Vepra "Carmina Burana", kompozimi i Carlf Orff për herë të parë vjen në versionin e saj origjinal këtë mbrëmje për publikun. Në qendrën kulturore  të Katedrales Ortodokse, kjo vepër muzikore që është e njohur në skena të ndryshme të botës do të vijë në skenë nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit. Orkestra e TOB për shfaqjen "Carmina Burana" do të dirigjohet nga Gudni Emilsson, i cili ka një aktivitet mjaft të vlerësuar në skena të ndryshme të botës, por që këtë mbrëmje do të jetë në Tiranë për publikun shqiptar. Solistë në vepër janë tre emra të njohur të skenës operistike. Sopranoja Ramona Tullumani, baritoni Armando Likaj dhe kontratenor Sadet Berisha. Dirigjent kori Dritan Lumshi dhe drejtuese e korit të fëmijëve Zana Hysa. Vepra muzikore këtë mbrëmje vjen në skenë për publikun, por Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se kjo vepër epike ka bërë bashkë 140 artistë. “Për herë të parë "Carmina Burana" në versionin e saj origjinal. Një nga shfaqjet më të pëlqyera dhe më të ndjekura të shekullit XX në skenat e njohura botërore. Në qendrën kulturore "Katedralja Ortodokse", do të "festojmë" për natyrën, dashurinë dhe fatin. Një vepër epike që përfshin 140 artistë, orkestrën, korin, korin e fëmijëve vjen si bashkëpunim i TKOBAP dhe Ambasadës Gjermane”, pohon TOB. Duhet të jenë të pakta orkestrat në botë, që nuk janë dirigjuar të paktën një herë nga Gudni Emilsson. E fundit që do t’a ketë këtë mundësi është ajo e Teatrit të Operës dhe Baletit për veprën “Carmina Burana”. I ftuari nga Gjermania për këtë vepër muzikore, numëron në karrierën e tij bashkëpunime të panumërta, pothuajse nga çdo kontinent. Për dirigjimet e tij është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Debutimet e Gudni Emilsson janë me orkestra me histori suksesi. Pasi ka drejtuar me dhjetëra orkestra në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azisë dhe Afrikës, dirigjenti Gudni Emilsson është në Tiranëpër të dirigjuar këtë mbrëmje orkestrën e TOB për veprën "Carmina Burana".

Vepra dhe kompozitori

“Carmina Burana” është kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936. Libreti i “Carmina Burana” është një përmbledhje poezish të gjetura në një dorëshkrim të shekullit XIII, i ardhur nga kuvendi Benediktbeuern në Gjermani. Në fillim, muzika e “Carmina Burana” u kritikua dhe u dënua si “muzikë e degjeneruar”, por në vazhdim, më vonë, kjo vepër edhe për frymën e saj jetësore u prit me entuziazëm nga regjimi nazist si një kremtim i “kulturës ariane”. O Fortuna! Me këtë thirrje ndaj perëndeshës së fatit nis “Carmina Burana“, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, i cili prej kohësh konsiderohet një klasik i ri i historisë së muzikës. Brilante në thjeshtësinë e vet, depërtuese në ritmikë dhe përjetësisht e re në tematikë, “Carmina Burana” i jep flatra fantazisë si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shekullit të XX. “Carmina Burana” shkruar më 1936 është një nga veprat më të njohura të kompozitorit Carl Orff (1895-1982). Pjesa e parë, e trilogjisë së tij të famshme, e cila, ka në përbërje të saj: Catulli Carmina (pjesa e dytë) dhe Trionfo di Afrodite (pjesa e tretë), ndërkohë që trilogjia në vetvete mban titullin Trionfi. Te “Carmina Burana”, Orff ka reflektuar interesin e tij për poezinë mesjetare Gjermane. Vepra është bazuar në një manuskript mesjetar, të quajtur Codex, zbuluar në Manastirin Benedictine të Benediktbeuern, në jug të Gjermanisë, në vitin 1803. Ky koleksion titullohet gjithashtu “Carmina Burana”.  

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit&rdqu

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.