BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

“Cavalleria Rusticana” me regji nga Nikolin Gurakuqi tre mbrëmje në TKOB, një opera me një histori dashurie, tradhtie e hakmarrje

“Cavalleria Rusticana” me regji nga Nikolin Gurakuqi tre

Opera “Cavalleria Rusticana” i zhvillon ngjarjet në një fshat të Siçilisë. Vepra e kompozitorit Pietro Mascagni me regji nga Nikolin Gurakuqi do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për tre mbrëmje. “Cavalleria Rusticana” i zhvillon ngjarjet në vitet 1900 dhe në skenë vijnë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj.  Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se ky është një produksion i ri, ku për publikun vjen një histori dashurie, tradhtie e hakmarrjeje. ““Cavalleria Rusticana”, një opera rrëmbyese në çdo dinamikë, e një historie dashurie, tradhtie e hakmarrjeje, vjen për publikun shqiptar në datat 30 Shtator, 1 dhe 2 Tetor ora 20:00”, thuhet nga TKOB. Dirigjent Vakhtang Gabidzashvili dhe koncertmaestër Etrita Ibrahimi, Thanas Paskali. Në rolet kryesore të veprës, në 30 shtator Concetta Pepere, Denis Skura, Armando Likaj, Ina Gaqi dhe Dorina Selimaj. Në mbrëmjen e 1 tetorit do të jenë në skenë në rolet kryesore Shpresa Beka, Armaldo Kllogjeri, Ylber Gjini, si dhe Ina Gaqi e Dorina Selimaj. Ndërsa në datën 2 tetor vijnë me rolet kryesore sërish Concetta Pepere dhe Denis Skura. Kastit i bashkohet edhe Solen Alla, për të vijuar dhe me dy artistet që janë dhe në netët e tjera Ina Gaqi dhe Dorina Selimaj. Si regjisor Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh” rikthehet me këtë vepër në TKOB. Në vitin 1992-1993 specializohet në Francë në Opera Studio e pas kthimit në atdhe i dedikohet tërësisht regjisë duke vënë në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve e të disa qyteteve të tjera si Durrësi dhe Shkodra si dhe jashtë Shqipërisë mbi 60 vepra, opera, opereta, spektakle. Ndër të cilat mund të përmendim; “Toska” ; “Rigoleto”; “Madama Buterfly ”; “Cossi fan’ tutte” “Berberi i Seviljes”; “Il Trittico”; “La serva padrona”; “Il maestro di capela”; “Falstaf”; “Aida”;“Orfeo dhe Euridice”; “Otello”; “Traviata” e plotë vepra të tjera. 

Kryevepra e autorit

Pietro Mascagni ishte një kompozitor italian i njohur kryesisht për operat e tij. Kryevepra e tij e vitit 1890, “Cavalleria Rusticana”, shkaktoi një nga ndjesitë më të mëdha në historinë e operës dhe futi në mënyrë të vetme lëvizjen Verismo në muzikën dramatike italiane. Ndërsa pritet që kjo vepër të jetë në skenë për publikun për tre net me radhë, TKOB bën me dije se për herë të parë do të nisë ciklin e takimeve “Flasim për Operën” për secilin produksion të vënë në skenë. “Do ta hapim këtë cikël duke folur për produksionin e ri të “Cavalleria Rusticana” me regjisorin e kësaj shfaqjeje Mjeshtrin e Madh Nikolin Gurakuqi dhe Mjeshtrin e Madh profesor Zhani Ciko-n. Në këtë takim, do të hapim diskutime dhe reflektime mbi kulturën dhe shoqërinë e tanishme duke zbuluar bashkëkohësinë e përhershme të kryeveprave operistike. Hedhim një vështrim drejt muzikës, dramës së veprës duke realizuar një eskurs në të gjitha hallkat përbërëse të një opere”, thuhet nga teatri. Mascagni shkroi pesëmbëdhjetë opera, një operetë, disa vepra orkestrale dhe vokale, dhe gjithashtu këngë dhe muzikë për piano.