BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Çelet ekspozita “PranverArt”, veprat e 81 artistëve ekspozohen për herë të parë në muze

Çelet ekspozita “PranverArt”, veprat e  81 artistëve

Ekspozita “PranverArt” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita vjen në përvjetorin e dhjetë të saj me punime në pikturë, skulpturë, reliev dhe grafika. Veprat e 81 artistëve të njohur, por dhe artistëve të rinj janë ekspozuar për herë të parë për publikun në edicionin e dhjetë të “PranverArt”. Këtë vit ekspozita është me organizim dhe e kuruar nga artistët Llazar Taçi dhe Maksim Bushi, që dhe më parë janë marrë me zhvillimin e saj. Kjo ekspozitë prej vitesh i shtohet jetës artistike në Tiranë, ku vepra të ndryshme të artit prezantohen për herë të parë për publikun. Gjini dhe zhanre të ndryshme, punime të realizuara gjatë viteve të fundit apo dhe gjatë 2019 do të qëndrojnë për publikun deri më datë 24 prill në Muzeun Historik Kombëtar. Piktori i njohur Gëzim Zoto në këtë ekspozitë prezantohet me një pikturë në përmasat 89 x 120 vaj në kanavacë të realizuar gjatë muajve të fundit. Ai tregon se ka punuar 200 orë për realizimin e saj. Për piktorin Gëzim Zoto ekspozita që po zhvillohet në Tiranë këto ditë është me rëndësi për artistët e artit figurativ në vend. “Ekspozita “PranverArt” është eveniment i rëndësishëm në artin figurativ shqiptar. Falënderoj organizatorët që më ftuan të marr pjesë për herë të pestë si pjesëmarrës në këtë ekspozitë”, tregon piktori. Ndërsa skulptori Idriz Balani gjithashtu tregon se prezantohet me dy punë që prezantohen për herë të parë. “Unë kam një bazoreliev kushtuar një kolegu tim, piktori Bujar Lila, ku kam portretin e tij. Ka një dimension diku te 60 me 40 metra katror. Unë gjithmonë ekspozoj vepra për herë të parë dhe këtë vit po ashtu. Kjo punë është bërë gjatë këtij viti dhe për herë të parë prezantohet për publikun. Një vepër kushtuar kolegut tim që merr pjesë në këtë ekspozitë edhe vetë me një natyrë të qetë me shegë shumë interesante. Jemi shokë prej fëmijërie dhe unë i kushtova veprën time. Po ashtu kam prezantuar dhe një portret të Hasan Prishtinës, që është punuar para dy vitesh dhe ekspozohet në këtë ekspozitë te muzeu”, tregon skulptori Balani.

“PranverArt” ndër vite

 Ekspozita “PranverArt” është një aktivitet, që e ka zanafillën që më 1972 dhe që pati të njëjtin fat si Festivali i 11, pati vetëm një vit jetë në kohën e diktaturës, sepse ajo u ndërpre nga regjimi i kohës. Vetëm para disa vitesh një grup artistësh bëhen bashkë dhe e rikthejnë si pjesë e jetës artistike. Ky aktivitet është ideuar si një veprimtari kombëtare për të mundësuar ekspozimin e veprave të artit, përmes tij, inkurajimin dhe motivimin e krijuesve të lirë jo vetëm nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera të vendit. Skulptori Idriz Balani vijon të tregojë se është një nga ekspozitat më të plota që hapet në vendin tonë dhe ka punime mjaft interesante nga të gjithë autorët pjesëmarrës. “Për mua është një ndër ekspozitat më të plota që hapet në Shqipëri. Gjurmët e saj janë që herët që në vitet 70, por më pas u ndërpre. Vite më vonë ajo vijoi sërish dhe është edicioni i dhjetë i kësaj ekspozite, që u çel në Muzeun Historik Kombëtar. Ky është një prezantim që këtë edicion disa nga artistët me emër nuk marrin pjesë, pasi kanë qenë për shumë vite dhe janë zëvendësuar me artistë të rinj, që po ashtu kanë vepra interesante. Në këtë ekspozitë është një kontribut me shkallë kombëtare me shumë interes”, vijon skulptori Idriz Balani. Ekspozita shoqërohet dhe me katalogun me veprat që janë prezantuar nga autorët pjesëmarrës.

Nga Julia Vrapi