Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Certifikimi i muzeologëve shqiptarë mbi teknikat e ReOrg

Postuar: 14/11/2018 - 07:16

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Org Albania dhe ndanë certifikatat për pjesëmarrësit. Projekti, i cili u zhvillua në datat 5-13 nëntor 2018 në fondet MHK, u mundësua nga një bashkëpunim i disa institucioneve si ICOM, ICOM SEE, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Muzeut Historik Kombëtar, ICOM Shqipërisë dhe ICCROM. Për herë të parë, një trajnim mbi menaxhimin e koleksioneve muzeale, sipas metodologjisë Re-Org të hartuar nga institucione lider në këtë fushë si ICCROM dhe UNESCO u zhvillua në Shqipëri. “Muzeu Historik Kombëtar mundësoi hapjen e fondeve muzeale për këtë trajnim, në të cilin morën pjesë 20 muzeologë nga 12 muze kombëtarë nën Ministrinë e Kulturës punonjës të koleksioneve arkeologjike dhe etnografike nën Ministrinë e Arsimit dhe punonjës nga Ministria e Financave. Trajnimi interaktiv synoi rritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të koleksioneve për muzeologët shqiptarë dhe në fonde të riorganizuara për MHK”, thuhet në njoftimin e muzeut. Të pranishëm për të folur mbi projektin ishin palët organizuese të projektit të përfaqësuara nga Ledion Lako, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, dr. Dorian Koçi, drejtor i MHK, Sabina Veseli, kryetare e ICOM Shqipëria dhe Veljko Dzikic nga ICCROM. Drejtori Lako u shpreh në fjalën e tij optimist për këtë trajnim. "Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë çdo bashkëpunim të brendshëm dhe te jashtëm që rrit kapacitet e institucioneve tona dhe i bën ato të denja për të qenë pjesë aktive e rrjeteve rajonale dhe më gjerë”, tha Lako mes të tjerave. Dr. Dorian Koçi shprehu kënaqësinë që Muzeu Historik Kombëtar hapi fondet e tij për këtë projekt, duke i dhënë mundësinë studiuesve të huaj dhe vendas të rrisin kapacitet e fondeve në muzetë e tyre respektive. Në fund u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të lëshuara nga ICCROM për pjesëmarrësit. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Godina e Muzeut Historik Kombëtar zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 metra katror. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Mor

Postuar: 18/07/2019 - 07:31

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin artistik me një trio shfaqjesh.

Postuar: 18/07/2019 - 07:30

Piktorit Vangjo Vasili vjen për publikun me ekspozitën e tij vetjake në galerinë e artit të qendr

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 196

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst