Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Cesar Benito dhe Smerald Spahia, një koncert me muzikën e filmave spanjollë

Postuar: 11/09/2019 - 07:35

Muzika e filmave spanjoll vjen mbrëmjen e së enjtes për publikun me interpretimin e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj. Në amfiteatrin e liqenit të Tiranës zhvillohet koncerti i Formacionit të Harqeve të Orkestrës Simfonike të RTSH, i ftuar solist është violinisti i njohur shqiptar që prej 27 vitesh zhvillon aktivitetin jashtë Shqipërisë Smerald Spahia, koncert maestër në Orkestrën Filarmonike të Palma de Mallorca, Spanjë. Muzika e filmave spanjollë mban emrin e kompozitorit të njohur Cesar Benito, një nga artistët e vlerësuar ndërkombëtarisht për krijimtarinë e tij. Në koncertin për publikun shqiptar, Benito nesër në mbrëmje do të luajë dhe në piano, por do të shpjegojë dhe tematikën e muzikës së tij, që ka shkruar për filma të njohur spanjollë. Programi përmban muzikën e filmave si “Mia Saraha”, “Los Protedigos”, “El Tiempo entre costuras”, “La Sonata del Silencio”, “Alli Abajo” etj. Në prag të koncertit të tij në Tiranë me Formacionin e Harqeve të Orkestrës Simfonike të RTSH, violinisti i njohur Smerald Spahiu shprehet se nuk do të mungojnë dhe pjesë muzikore premierë për publikun shqiptar. “Unë jam në koncert me kompozitorin, që ka shkruar muzikë filmash Cesar Bonito, që ka shumë çmime kombëtare edhe ndërkombëtare për krijimtarinë e tij me muzikën ndër vite. Këtu ai ka ardhur me një seri suitash të disa filmave të tij të orkestruara për formacionin, që ne do të luajmë në këtë koncert më 12 shtator, që është harqe, piano dhe perkusion. Por kemi gjithashtu dhe një vepër, të cilën ne do ta luajmë për herë të parë me muzikantët tonë, para se ai ta shfaq për publikun në Spanjë gjatë muajit tetor”, tregon violinisti i njohur Spahiu. I larguar para 27 vitesh nga Shqipëria sot artisti shqiptar është një emër i vlerësuar me aktivitetin e tij. Por ai shton se largimi nga Shqipëria erdhi për të pasur më shumë mundësi për aktivitetin e tij muzikor. “Në momentin, që unë jam larguar nga Shqipëria ne ishim të përgatitur në atë moment, dhe donim të vazhdonim rrugën tonë, se si të gjenim një mundësi për ta vazhduar në mënyrën më të mirë. Në të gjithë botën artistët lëvizin. Në orkestrën që unë jam në Spanjë janë artistë nga 17 vende të botës.”, tregon violinisti i njohur.

Aktiviteti i violinistit

Smerald Spahia, që nga viti 1966 është koncertino në Orkestrën Simfonike të Baleares ( Palma de Mallorka”. Bashkëpunon me grupe të ndryshme në muzikën e dhomës si “Grupi instrumental i muzikës kontemporane”, “Kuartet Balear”, “Solistas Valencia”, me të cilët ka interpretuar në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë Spanjës. Ka interpretuar si solist nën batutën e dirigjentëve Ph. Bender, M. Bamert, O. Donhani, etj, koncert për violinë dhe orkestër të kompozitorëve si Brahms, Mendelson, Bethoven, Mozart, etj. Në vitin 2011 estrenoi në Fundacion Iberia në Nju Jork, “Katër Stinët” në Mallorka, suitë për violinë e orkestër të kompozitorit J. Valent i shoqëruar nga grupi amerikan “Perspektiv Ansambël”. Në diskografi ka regjistruar, koncertin për violinë e orkestër të kompozitorit Mallorkin Antoni Torrandell. Nga Paganini repertor për violinë e kitarë së bashku me kitaristin Agusti Aguilo. “Noctrum”, quhet CD e regjistruar së bashku me pianistin Miquel Estelrich, me pjesë të njohura të repertorit për violinë e piano. Me grupin “Solistas Valencia” ka të regjistruar CD për harqe e klarinetë me solist Carlos Casanova. Në fushën e mësimdhënies bashkëpunon me konservatorin Superiro në Baleares si profesor i repertorit orkestral. Është fundator i grupit instrumental “Chamber Film Orchestra”, me të cilin ushtron një aktivitet për difusionin e muzikës së filmit audiovisual.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:41

Në edicionin e tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self-Portrait” në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar me punët e tyre 400 artistë.

Postuar: 22/09/2019 - 08:40

Me një aktivitet të suksesshëm muzikor, këngëtari Bujar Qamili është nga këngëtarët që vlerësohet

Postuar: 22/09/2019 - 08:38

“Tirana International Film Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e 17.

Postuar: 21/09/2019 - 07:39

Mirald Metallari, 22-vjeçari që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë në Kam

Postuar: 21/09/2019 - 07:37

“Një koncert për paqen”, kështu e kanë quajtur shfaqjen e orkestrës "Magna Greci

Postuar: 21/09/2019 - 07:36

Artisti Adrian Paci vjen me ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Postuar: 21/09/2019 - 07:35

Shqipëria përfaqësohet me filmin “Delegacioni” në garën për Oscar.