BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

“Cirku Fluturues” përzgjidhet mes 11 projekteve për konkurrim në Karlovy Vary

“Cirku Fluturues” përzgjidhet mes 11 projekteve për

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha është përzgjedhur në programin Works in Progress në festivalin prestigjioz të filmit në Karlovy Vary. Projekti “Cirku fluturues” është përzgjedhur në mes 11 projekteve filmike nga tërë bota, që do të garojnë për çmimet. Projekti filmik “Cirku Fluturues” është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë dhe Bashkia Tiranë, ndërsa ko-producent i projektit është edhe shtëpia filmike Ikonë Studio nga Kosova. Regjisori dhe skenaristi i filmit Fatos Berisha për këtë përzgjedhje në festivalin që mbahet në Çeki shprehet se jep shpresa për një rrugëtim të mbarë të filmit. “Jam shumë krenar për këtë vlerësim nga një festival i kategorisë A. Përveç mundësive për ta prezantuar filmin para distributorëve, selektorëve të shumtë të festivaleve nga gjithë bota, kjo është edhe një vlerësim i punës që gjithë ekipi ka bërë gjatë xhirimit të filmit. Kjo na jep shpresa që filmi mund të ketë një rrugëtim të mbarë” tregon regjisori Berisha për këtë pjesëmarrje në këtë festival filmi. Projektet e përzgjedhura në këtë garë të Pitching do të prezantohen para jurisë profesionale dhe një publiku të gjerë profesionistësh nga mbarë bota duke u futur njëherit në garë për çmimin kryesor prej 100,000 euro në shërbime të postproduksionit. Producentja Vjosa Berisha shprehet entuziaste për këtë përzgjedhje të filmit, sipas saj një mundësi më shumë për t’u prezantuar para emrave të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë. ““Works in Progress në Karlovy Vary International Film Festival” është një garë ku kanë aplikuar projekte nga mbarë bota dhe përzgjedhja në mes 11 më të mirëve mua si producente e këtij filmi më bën të ndihem shumë mirë, sepse është një vlerësim për punën tonë në fazë të hershme kur sapo e kemi xhiruar filmin. Është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar projektin para emrave më të rëndësishëm të industrisë së filmit në Europë, dhe po ashtu për të sprovuar veten nëse mund të fitojmë edhe çmimin për postproduksion të filmit që do të na lehtësonte shumë punën”  bën me dije Vjosa Berisha, producente e filmit.

Projekti filmik, që u xhirua në tre shtete

Projekti filmik “Cirku Fluturues” filloi xhirimet në prill të këtij viti, të cilat zgjatën 19 ditë me sheshxhirime në tre shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, përkatësisht katër qytete Prishtinë, Ulqin, Shkodër dhe Tiranë, duke ndjekur rrugëtimin e skenarit të shkruar nga Fatos Berisha, të bazuar në ngjarje të vërtetë. “Cirku Fluturues” është një komedi e zezë që në vete ngërthen një rrugëtim të një grupi aktorësh, luajtur nga Armend Smajli, Tristan Halilaj, Shpëtim Selmani dhe Afrim Muçaj, të cilët nisen për të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit në Tiranë me shfaqjen e tyre, duke marrë përsipër rrezikun e kalimit të kufirit në mënyrë ilegale në një kohë të rrezikshme pak para luftës së Kosovës. Një histori dinamike me shumë situata komike dhe të dhimbshme, pritet të shfaqet para publikut diku në fillim të vitit 2019. Në kastën e madhe të aktorëve ndër tjerash në film luan edhe Velibor Topic, aktor me prejardhje nga Bosnja, i njohur për rolet e tij në filmat “Snatch” të Guy Ritchie, si dhe “Kingdom of Heaven” dhe “Robin Hood” të Ridley Scott. Producentja e filmit Vjosa Berisha dhe regjisori Fatos Berisha kanë një përvojë të gjatë nga puna e tyre në projekte të ndryshme filmike, televizive, në teatër si dhe përvojë dhjetë vjeçare të organizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit - PriFest. Edicioni i 53-të i Festivalit ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary do të mbahet në datat 29 qershor deri me 7 korrik, kurse gara Works in Progress, ku do të prezantohet projekti filmik “Cirku Fluturues”, mbahet në datat 1-4 korrik./ Nga Julia Vrapi