BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Cirku Kombëtar drejt transformimit, tashmë dhe me shfaqje kontemporane me balerinë e aktorë

Cirku Kombëtar drejt transformimit, tashmë dhe me shfaqje kontemporane

Cirku Kombëtar po vijon me shfaqje repertori për publikun. Sezoni i ri artistik ka nisur dhe sipas drejtori të ri të cirkut Saimir Çili është një sezon që ka nisur mbarë. Sipas tij tashmë nuk do të jenë më vetëm shfaqje si dikur, por dhe drejt një fryme të re. “E rëndësishme është që ne jemi aktivitet dhe publiku ka interes për shfaqjet. Tashmë ne nuk do të kemi vetëm cirk klasik, por dhe shfaqje kontemporane me balerinë e aktorë”, pohon drejtori Saimir Çili, ku premiera e parë pritet të jetë muajin që vjen. Ai tregon se në punën e tij do të ketë riorganizime në cirk. “Pas marrjes së detyrës ne mendojmë që të riorganizojmë burimet njerëzore brenda cirkut për sa i takon studios së cirkut, ku aty buron dhe e ardhmja e tij, si dhe me sistemin e disa mjeshtrave që nuk mund të dalin më në skenë, por do punojmë dhe me mjeshtrat e jashtëm për të marrë mendimet e  tyre”, pohon ai. Gjatë kësaj kohe Cirku Kombëtar  po vijon me shfaqje të repertorit por dhe problemet me kushtet nuk mungojnë. Këto kanë qenë dhe vijojnë.

“Unë e kam gjetur problemin e kaldajës. Me këtë rast ftoj edhe biznesin që të na ndihmojë, jo çdo gjë duhet ta marrim nga shteti, duhet të kemi bashkëpunëtorë edhe bizneset”,  pohon drejtori Çili. Në lidhje me punën në cirk ai sjell në vëmendje dhe mungesën e kafshëve, duke pohuar se po punon për problemin. “Shfaqjet tona janë edhe me kafshë, ndër ta janë edhe qentë që kanë ngelur si traditë. Më parë ka pasur edhe kafshë të tjera. Për këtë kam lajmëruar të gjithë ish-mjeshtrat e cirkut kombëtar, ndër ta edhe Tahir Baçovën për të na ndihmuar. Problem i kafshëve është pak specifik, sepse duhet një njeri që të punojë me mjeshtrin, të rrijë gjatë me të. Shpresoj që ta zgjidhim”,  vijon Çili. Më tej ai tregon se ende nuk ka një njoftim zyrtar për zhvendosjen e cirkut, pasi dihen tashmë problemet me çadrën. “Ne jemi në punë. Vazhdojmë të kënaqim publikun. Për sa u përket çështjeve ligjore, mesa duket ka një marrëveshje midis palëve. Për momentin unë si drejtues i Cirkut Kombëtar nuk kam asnjë njoftim zyrtar”, thotë Saimir Çili, drejtor i Cirkut Kombëtar. Cirku vijon çdo të shtunë e të diel me shfaqje, ndërsa po përgatitet për premierën e re.

Premiera e re

Regjisorja Alketa Haxhiu shprehet se është menduar një koncept i ri për premierën, që pritet të vijë për publikun. “Gjyshërit, prindërit sjellin fëmijët për ti argëtuar, tani në shfaqjet tona ne kemi në koncept është për të gjitha grupmoshat. Fëmija do të shikojë në cirk kllounin që i mungon, i rrituri do të marrë mesazhin e dhimbshëm, që na mundon që është dhuna në të gjitha format, ne jemi dhunues dhe të dhunuar në të gjithë format”, pohon ajo për premierën “Nga sytë e kllounit” që do të jetë në dhjetor. Koreografia vjen nga Nertil Xhani, kostumografia Afërdita Shehu dhe Mimoza Çaveli, skenografia KlajdiYmeri dhe dirigjent Sajmir Çili, ndriçim/foni Leonard Derveni. Kllouni nëpërmjet një dere të lëvizshme do të hyjë në çdo shtëpi, shkollë etj dhe artistikisht me detaje regjisoriale, interpretim, koreografi dhe cirk do të zhvillohen historitë. “Pavarësisht se çfarë sheh dhe ndjen kllouni ka detyrën të argëtojë dhe gëzojë audiencën. Kjo shfaqje do të kalojë artistët e cirkut në një dimension tjetër, ata do të japin mesazhin e shfaqjes  duke qenë aktor, balerinë dhe sigurisht artistë cirku. Kllouni është simboli i cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, por edhe personazh tragjikomik. Ai ka një brengë shumë dhunë, dhuna ndaj grave, ndaj fëmijëve, dhuna ne jetën e përditshme, dhuna mes kolegësh, dhuna në shoqëri nga e cila asgjë e mirë nuk vjen e sidomos kur pjesë janë edhe fëmijët”, vijon të tregojë regjisorja Haxhi, njëkohësisht dhe drejtore artistike në cirk.

Nga Julia Vrapi