BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Kultura

Cirku Kombëtar: Artistët në këtë situatë do të jenë pranë publikut

Cirku Kombëtar: Artistët në këtë situatë do

Cirku Kombëtar shprehet se artistët e tij do të vazhdojnë të jenë pranë fëmijëve edhe në këtë situatë të vështirë. Institucioni pohon se artistët do të jenë pranë fëmijëve dhe publikut të rritur për të shtuar buzëqeshjet e tyre. “Artistët e Cirkut Kombëtar, në këtë situatë janë dhe do vazhdojnë të jenë pranë vogëlushëve për të shtuar sado pak buzëqeshjet e tyre, prindërve dhe gjyshërve, me qëllimin për ta mposhtur këtë të keqe .Ne jemi të gjithë bashkë të pathyeshëm! Forca!”, shprehet Cirku Kombëtar. Pak ditë më parë Cirku Kombëtar Shqiptar, nga cikli i "Histori nga Cirku Shqiptar" prezantoi "Diamanti i Cirkut" një film dokumentar kushtuar “Mjeshtrit të Madh” të Cirkut Kombëtar z. Telat Agolli. Gjatë kësaj kohe ashtu si dhe të tjerë institucione edhe artistët e Cirkut Kombëtar kanë prezantuar materiale të xhiruara nga shtëpitë e tyre, që janë prezantuar online në Facebook. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në traditat më të mira kombëtare e botërore, për të shërbyer në edukimin, çlodhjen dhe argëtimin e të gjithë brezave. Cirku shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur dhe brohoritur fuqishëm nga shikuesit e shumtë. Duke filluar nga viti 2012, cirku ynë është njohur si Cirk Kombëtar.