BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

Cirku Kombëtar, ministrja Margariti: Ne kemi vazhduar betejën ligjore

Cirku Kombëtar, ministrja Margariti: Ne kemi vazhduar betejën ligjore

Beteja ligjore për cirkun vazhdon. Kjo u bë me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila në një prononcim për mediat tha se brenda nëntorit do t’i dorëzojnë Bashkisë së Tiranës të gjithë kërkesat për programin për evidentimin e hapësirës, në zonat e reja të kryeqytetit për ngritjen e Cirkut Kombëtar. “Ne kemi vazhduar betejën tonë ligjore, kemi ndihmën e avokaturës së shtetit dhe e kemi depozituar këtë çështje pranë gjykatës. Afatet e marrjes së procedurave në gjykatë janë periudha të gjata, nuk varet prej nesh, por ne po e vazhdojmë betejën tonë. Gjatë pandemisë ka pasur disa aspekte të komunikimit, të cilat po vazhdojmë të shohim se si një pjesë e komunikimeve nuk kanë kaluar përmes Ministrisë së Kulturës. Jemi në pritje të shqyrtimit nga gjykata dhe kemi në mënyrë konstante takime me avokaturën e shtetit”, tha Margariti. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku tha se përveç mënyrës tradicionale ku njerëzit shkonin tek cirku, padyshim është moment i vështirë ndoshta kemi një mundësi ta çojmë cirkun tek djemtë e vajzat, tek studentët, nxënësit në të gjithë zonën që është më thjeshtësisht e arritshme. “Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të fillojmë një proces të ri që të krijojmë në lagjet e reja që po ndërtohen në Tiranë hapësira të mundshme moderne për një cirk modern të strukturuar. Bashkë me ministrinë do të shikojmë mundësinë e investimit për të krijuar një strukturë të re”, u shpreh Mazniku. Drejtori i cirkut tha se cirku disponon dy palestra, njëra është super profesionale që përmbush të gjitha kushtet dhe studioja e vogël është për moshat më të reja. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike.