Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Cirku në ngërç, Julian Kazazi: 60-vjetori do kalojë pa aktivitete, kërkesat tona pa zgjidhje, të mblidhet sa më shpejt bordi artistik

Postuar: 09/11/2019 - 07:30

Cirku Kombëtar në pritje të drejtorit të ri, por ende nga Ministria e Kulturës nuk është hapur një konkurs. Për artistët e cirkut, institucioni po përballet me probleme të ndryshme, duke mos pasur mundësi që më datë 15 nëntor të zhvillohej dhe 60 -vjetori i Cirkut Kombëtar ashtu si dhe ishte menduar më herët. Artisti Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës së Artistëve të Cirkut Kombëtar njëkohësisht dhe kryetar i Sindikatës së Artistëve të Tiranës, thotë se shumë gjëra po çalojnë për institucionin. Kazazi pohon se pa qenë një titullar në institucion asgjë nuk mund të bëhet për programin, që ishte menduar në aktivitetin e cirkut për përvjetorin. “Nuk është bërë as konkurs, por janë shumë gjëra që po çalojnë tani. Është 60 -vjetori i cirkut, që ishte menduar të zhvillohej më datë 15 nëntor, por nuk do të bëhet sepse nuk arrihet. E para, ne nuk e kemi ende një drejtor dhe asgjë nuk lëviz pa qenë titullari i institucionit. E dyta, ende nuk është bërë mbledhja e bordit artistik që të miratojë programin artistik, që do të jetë në 60 -vjetorin e cirkut. Janë miratuar dy projekte, por që ato kanë qenë që në fillim dhe pjesa tjetër ka mbetur pezull”, tregon Kazazi. Ai shprehet se është bërë një takim në Ministri të Kulturës për këto probleme dhe për mbledhjen e bordit artistik, por vetëm sa janë dëgjuar kërkesat e tyre. “Unë bëra një takim në ministri, jo me sekretaren e përgjithshme që është komanduar sipas ligjit drejtor i përgjithshëm i cirkut, por me drejtorin e kabinetit. U dëgjua kërkesa jonë si Sindikatë e Artistëve të Cirkut në lidhje me problematikat e brendshme, që ne kemi në administrimin e cirkut dhe të tjera, dhe normalisht thanë që do ti japin një zgjidhje në momentin e parë, që do të vinte sekretarja e përgjithshme, sepse ishte me shërbim jashtë dhe do t’ia transmetonin ministrit, por ne zgjidhje ende nuk kemi deri tani. Mbrëmja gala nuk bëhet më 15 nëntor, sepse ende nuk është mbledhur bordi artistik dhe nuk ka dalë programi, etj. Pra duhet një përgatitje dhe do të jenë numrat më të mirë ndër vite, që do të sillen në mënyrën më të mirë të mundshme”, shprehet artisti i cirkut Julian Kazazi, njëkohësisht dhe kryetar sindikate.

Pa program të caktuar për përvjetorin

Duke folur për problemet me të cilat po përballet Cirku Kombëtar si institucion për aktivitetin e tij artistik, artisti Julian Kazazi shprehet se ende nuk ka një program dhe datë fikse se kur do të zhvillohet 60 -vjetori. “Thonë që është shtyrë, kjo duke marrë spunto nga drejtuesja artistike që ka pasur komunikime më të shpeshta me sekretaren e përgjithshme, ku pas diskutimeve që kanë bërë në ministri, 60- vjetori do të shtyhet në dhjetor, por që ende nuk është përcaktuar një datë dhe programe fikse. Problemet me administrimin e cirkut kombëtar e shtynë 60 -vjetorin, kjo pas dorëheqjes së Çilit. Data 15 nëntor ishte menduar më parë nga ish titullari në dijeninë time jo zyrtarisht, por nga informacionet që kam marrë, duke qenë se është dhe dita e lindjes e themeluesit të cirkut Telat Agolli. Sekretares së përgjithshme të ministrisë i takon të mbledhë bordin”, vijon më tej Kazazi. Por ndërsa aktiviteti artistik vazhdon gjatë fundjavave, artisti Julian Kazazi thotë se me reshjet e shiut filluan edhe problemet me arenën apo ambientet e punës. “Palestrat filluan të pikojnë nga shiu, arena po ashtu duke pikuar, që janë problem më vete, por këto i zgjidh titullari. Ngërçi që ne kemi është te titullari i institucionit. Ne kërkuam që të fillohet sa më shpejt hapja e konkursit për titullar në Cirkun Kombëtar dhe jemi në pritje”, thotë ai. Nuk është hera e parë që artistët i drejtohen Ministrisë së Kulturës për problemet me jetën artistike. Përveç problemeve me institucionin, artistët janë në pritje të një takimi me ministren dhe për kërkesat e tjera, që i janë parashtruar më parë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Baletit e sjell në skenë për 86- vjetorin e lindjes së koreografit, “Mjeshtrit të Madh” Agron Aliaj.

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kis

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.