BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në botë”

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) vijon me ciklin e webinar-eve me temën “Gjuha shqipe në botë”. COD me këtë cikël ka si qëllim promovimin e gjuhës shqipe, si një element i rëndësishëm i studimeve gjuhësore në botë. Në një bashkëpunim me katedrat e gjuhës shqipe në Mynih, Sofje, Shën Petërsburg, Kozencë, Beograd, Vjenë, Pekin, Gjakovë, Tetovë, Korçë, Shkodër, Prishtinë, Gjirokastër, etj, për të ndarë përvojën, kontributin, synimet, sfidat, qasjet, problematikat. Tradita është ruajtja e zjarrit dhe jo adhurimi i hirit, me këto fjalë të prof. Françesko Altimari nisi takimin e dytë të ciklit, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në fjalën e saj Milena Selimi drejtore në COD u shpreh se duhen forcuar katedrat e gjuhës shqipe në Evropë e më gjerë, si ura lidhëse e bërthama kyçe që përcjellin kulturën, gjuhën, historinë shqiptare në universitetet e shtetet, ku janë themeluar. “Kemi marrë përsipër këtë mision, duke bashkuar qendrat albanologjike dhe katedrat shqipe”, tha Selimi gjatë këtij takimi online. Takimi i parë u mbaj mbi sfidat e gjuhës shqipe në Universitetin “Ludwig-Maximilian”, Mynih, me pjesëmarrjen e prof. Bardhyl Demiraj, i cili gjatë prezantimit të katedrës, historikut dhe sfidave të tij, ai theksoi se, mësimi praktik i shqipes është ndër shtyllat kryesore të programit universitar të Albanologjisë, në LMU, Mynih, pasi Qendra për Studimin e Gjuhëve të Huaja në LMU është e interesuar që shqipja të ofrohet në kufijtë maksimalë brenda programeve universitare. Tirana, Prishtina dhe Kozenca, tri bërthama të rëndësishme të shqipes që komunikuan përmes Qendrës për Hapje dhe Dialog, në viset e arbëreshëve të “Motit të Madh” me tri lektoret prof. dr. Gjilda Prendushi, Universiteti i Kalabrisë, dekania e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Lindita Rugova, prof. dr. Aljula Jubani drejtore e Institutit të Studimeve Europiane në Universitetin e Tiranës. Prendushi paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit didaktik e kërkimor-shkencor të katedrës së shqipes në Universitetin e Kalabrisë, ku studiojnë rreth 200 studentë, ndër të cilët ka edhe doktorantë. Prof. dr. Lindita Rugova hodhi idenë e një platforme të përbashkët, të një programi ndërkombëtar, me albanologët më të mirë, ku të përfshihen akademitë, institutet, fakultetet. Ndërsa prof. Jubani e mbështet platformën e përbashkët dhe të gjitha nismat e marra nga universitetet apo më gjerë për ruajtjen dhe zhvillimin e shqipes.