Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Collective Trip 7.0” vjen në skenë, me temë simfoninë e shtatë të Beethoven

Postuar: 10/11/2019 - 07:48

Shfaqja “Collective Trip 7.0” vjen në skenë për publikun me interpretimin e artistëve nga Italia. Në kuadër të edicionit të 14 të festivalit ndërkombëtar të dansit, që po zhvillohet në vendin tonë, mbrëmjen e së hënës artistët do të jenë në skenë te “ArTurbina” me këtë shfaqje. “Collective Trip 7.0” është momenti përmbyllës i një “akti të të menduarit”, që përfshin në këtë studim të parë dy koreografët italianë Nicoletta Cabassi dhe Claudio Malangone. Tema kryesore e shfaqjes, që vjen në skenën shqiptare është simfonia e shtatë e Beethovenit. Deri tani shfaqjet që kanë ardhur në skenë në kuadër të edicionit të 14 të “Albania Dance Meeting-Festival”, janë dhënë në skena të ndryshme. Sipas drejtorit të festivalit, koreografit të njohur Gjergj Prevazi shfaqjet nuk mungojnë dhe në Prishtinë, Kosovë. “Edicioni i këtij viti ka 14 shfaqje. Shfaqjet janë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Prishtinë”, tregon koreografi Prevazi. Mbrëmjen e  së hënës në skenën e Tiranës vjen shfaqja, që sjell artistët nga Italia me premierën “Collective Trip 7.0”, por drejtori i festivalit Gjergj Prevazi shprehet se në 14 vite “Albania Dance Meeting-Festival”, ka sjellë artistët bashkëkohorë, ku janë shkëmbyer ide dhe teknika të kërcimit. “Festivali ndërkombëtar i dansit “Albania Dance Meeting-Festival”, është padyshim një dritare e hapur për të shkëmbyer idetë, teknikat dhe konceptet e reja, me artistë bashkëkohorë në fushën e dansit”, tregon ndër të tjera koreografi Gjergj Prevazi.

Shfaqja në skenë

Më temën kryesore simfonia e shtatë e Beethovenit, sipas konceptit të koreografëve, pika fillestare është ideja e një udhëtimi dhe ato shndërrime, që një mjedis dhe një trup pëson gjatë një udhëtimi, duke kapur metamorfozat dhe kontradiktat e natyrshme në të. Një udhëtim që të frymëzon midis asaj që shohim dhe asaj që imagjinojmë, për ta çuar në një vend intim dhe të ngrohtë, ku hapet hapësira për të ndërtuar dramaturgjinë, duke identifikuar thelbin e saj jo në kontrastin midis 4 personazheve, por në krahasimin midis skenës dhe publikut. Shfaqja “Collective Trip 7.0” është e organizuar, në "Hop.E në La Maggiore" nga Nicoletta Cabassi, koha 1 dhe 4. Ajo shprehet se dëgjimi i simfonisë së shtatë të Beethovenit ngulit një entuziazëm të përhapur jetësor edhe midis shënimeve një shije e paqartë melankolike dhe i afrohej ëmbëlsisë Beethoveniane gjithnjë me një frikë të lezetshme. “Pyetja dhe tema kryesore për krijimin ishte: si ndihet njeriu para lumturisë? Pastaj së bashku me kërcimtarët kemi punuar në sinergji për të gjetur këtë gjendje shpirtërore të përbashkët, përmes sugjerimeve të tyre dhe përmes burimeve vizuale të shndërruara në veprime”, shprehet Cabassi. "Die Happy" nga Claudio Malangone është koha 2 dhe 3. Në pjesën nga Malangone, është kërkimi i vazhdueshëm. “Në një kontrast të vazhdueshëm midis dritës dhe hijes, tensionit dhe pushimit, në një lloj detyrimi për tu ripërsëritur, shenjat evanshente dhe ato të lehta bëhen sinjale të kërkimit të vazhdueshëm për një ekuilibër midis makinës dhe arsyes për të përballuar kuptimin e ekzistencës, duke filluar nga kalueshmëria e tij, duke kaluar përmes pranimit të një trupi që pëson vuajtje, por edhe i një trupi që është i lirë të zgjedhë pasionet e tij.  Dhe në këtë pikë jeta është e kondensuar, e fragmentuar dhe e gatshme për të shpërthyer më pas brenda nesh”, shprehet për pjesën. Prej 14 vitesh në këtë festival që zhvillohet në vendin tonë, artistë shqiptarë dhe të huaj kanë qenë në skena të ndryshme./Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis